← Psalms (121/150) → |
1. | Unë i ngre sytë nga malet; nga do të më vijë ndihma? |
2. | Ndihma me vjen nga Zoti, që ka bërë qiejtë dhe tokën. |
3. | Ai nuk do të lejojë që të të merren këmbët, ai që të mbron nuk do të dremitë. |
4. | Ja, ai që mbron Izraelin nuk dremit dhe nuk fle. |
5. | Zoti është ai që të mbron, Zoti është hija jote, ai ndodhet në të djathtën tënde. |
6. | Dielli nuk ka për të të goditur ditën, as hëna natën. |
7. | Zoti do të të ruajë nga çdo e keqe; ai do të ruajë jetën tënde. |
8. | Zoti do të ruajë daljet dhe hyrjet e tua, tani dhe përjetë. |
← Psalms (121/150) → |