| ← Psalms (120/150) → |
| 1. | Në ankthin tim i klitha Zotit, dhe ai m'u përgjigj. |
| 2. | O Zot, më çliro nga buzët gënjeshtare dhe nga gjuha mashtruese. |
| 3. | Çfarë do të të japin ose çfarë do të të shtojnë, o gjuhë gënjeshtare? |
| 4. | Shigjeta të mprehta të një trimi, me qymyr dëllinje. |
| 5. | I mjeri unë, që banoj në Meshek dhe që strehohem në çadrat e Kedarit! |
| 6. | Tepër gjatë kam banuar me ata që e urrejnë paqen. |
| 7. | Unë jam për paqen; ata përkundrazi, kur unë flas, janë për luftën. |
| ← Psalms (120/150) → |