← Psalms (115/150) → |
1. | Jo neve, o Zot, jo neve, por emrit tënd jepi lavdi, për mirësinë tënde dhe për besnikërinë tënde. |
2. | Sepse do të thonë kombet: "Ku është tani Perëndia i tyre?". |
3. | Por Perëndia ynë është në qiejtë dhe bën tërë atë që i pëlqejnë. |
4. | Idhujt e tyre janë argjend dhe ar, vepër e duarve të njeriut. |
5. | kanë gojë por nuk flasin, kanë sy por nuk shohin, |
6. | kanë veshë por nuk dëgjojnë, kanë hundë por nuk nuhasin, |
7. | kanë duar por nuk prekin, kanë këmbë por nuk ecin; me grykën e tyre nuk nxjerrin asnjë zë. |
8. | Njëlloj si ata janë ata që i bëjnë, tërë ata që u besojnë atyre. |
9. | O Izrael, ki besim tek Zoti! Ai është ndihma e tyre dhe mburoja e tyre. |
10. | O shtëpi e Aaronit, ki besim tek Zoti! Ai është ndihma e tyre dhe mburoja e tyre. |
11. | O ju që keni frikë nga Zoti; kini besim tek Zoti! Ai është ndihma e tyre dhe mburoja e tyre. |
12. | Zoti na kujtoi dhe do të na bekojë; po, ai do të bekojë shtëpinë e Izraelit dhe do të bekojë shtëpinë e Aaronit. |
13. | Ai do të bekojë ata që kanë frikë nga Zoti, të vegjël dhe të mëdhenj. |
14. | Zoti ju bëftë të rriteni, ju dhe bijtë tuaj. |
15. | Qofshin të bekuar nga Zoti, që ka bërë qiejtë dhe tokën. |
16. | Qiejtë janë qiejtë e Zotit, por tokën ai ua ka dhënë bijve të njerëzve. |
17. | Nuk janë të vdekurit ata që lëvdojnë të Zotin, as ata që zbresin në vendin e heshtjes. |
18. | Por ne do ta bekojmë Zotin, tani dhe përjetë. Aleluja. |
← Psalms (115/150) → |