| ← Psalms (113/150) → |
| 1. | Aleluja. Lëvdoni, o shërbëtorë të Zotit, lëvdoni emrin e Zotit. |
| 2. | Qoftë i bekuar emri i Zotit tani dhe përjetë. |
| 3. | Nga lindja e diellit deri në perëndim të tij u lëvdoftë emri i Zotit. |
| 4. | Zoti shkëlqen mbi tërë kombet, lavdia e tij ndodhet përmbi qiejtë. |
| 5. | Kush i përngjan Zotit, Perëndisë tonë, që banon në vende shumë të larta, |
| 6. | kush ulet për të parë gjërat që ndodhen në qiejtë dhe mbi tokë? |
| 7. | Ai e ngre të mjerin nga pluhuri dhe nevojtarin nga plehrat, |
| 8. | për ta bërë të ulet me princat, me princat e popullit të tij. |
| 9. | Ai bën që gruaja shterpe të banojë në familje, si nënë e lumtur e fëmijëve. Aleluja. |
| ← Psalms (113/150) → |