← Psalms (11/150) → |
1. | Unë gjej strehë te Zoti; si mund t'i thoni shpirtit tim: "Ik në malin tënd, si një zog i vogël"? |
2. | Sepse ja, të pabesët nderin harkun e tyre, rregullojnë shigjetat mbi kordhëz, për t'i gjuajtur në errësirë kundër atyre që kanë të drejtë nga zemra. |
3. | Kur themelet janë shkatërruar, çfarë mund të bëjë i drejti? |
4. | Zoti është në tempullin e tij të shenjtë; Zoti ka fronin e tij në qiejtë; sytë e tij shohin, qepallat e tij vëzhgojnë bijtë e njerëzve, |
5. | Zoti vë në provë të drejtin, por shpirti i tij urren të pabesin dhe atë që do dhunën. |
6. | Ai do të bëjë që të bien mbi të pabesët leqe, zjarr, squfur dhe erëra zhuritëse; kjo do të jetë pjesa nga kupa e tyre. |
7. | Sepse Zoti është i drejtë; ai e do drejtësinë; njerëzit e drejtë do të sodisin fytyrën e tij. |
← Psalms (11/150) → |