| ← Psalms (100/150) → |
| 1. | Dërgojini klithma gëzimi Zotit, o banorë të të gjithë tokës! |
| 2. | I shërbeni Zotit me gaz, ejani para tij me këngë gëzimi. |
| 3. | Pranoni që Zoti është Perëndia; na ka bërë ai dhe jo ne vetë; ne jemi populli i tij dhe kopeja e kullotës së tij. |
| 4. | Hyni në portat e tij me falenderim dhe në oborret e tij me lavde; kremtojeni, bekoni emrin e tij. |
| 5. | Sepse Zoti është i mirë; mirësia e tij është e përjetshme dhe besnikëria e tij vlen për të gjitha brezat. |
| ← Psalms (100/150) → |