| Psalms (1/150) → | 
| 1. | Lum njeriu që nuk ecën sipas këshillës të të pabesëve, që nuk ndalet në rrugën e mëkatarëve dhe nuk ulet bashkë me tallësit, | 
| 2. | por që gjen kënaqësinë e tij në ligjin e Zotit, dhe që mendon thellë ditë e natë mbi ligjin e tij. | 
| 3. | Ai do të jetë si një pemë e mbjellë gjatë brigjeve të ujit, që jep frytin e tij në stinën e tij dhe të cilit gjethet nuk i fishken; dhe gjithçka bën do të ketë mbarësi. | 
| 4. | Të tillë nuk janë të pabesët; janë si byku që era e shpërndan. | 
| 5. | Prandaj të pabesët nuk do të përballojnë gjykimin, as mëkatarët në kuvendin e të drejtëve. | 
| 6. | Sepse Zoti njeh rrugët të drejtëve, por rruga e të pabesëve të çon në shkatërrim. | 
| Psalms (1/150) → |