← Proverbs (9/31) → |
1. | Dituria ka ndërtuar shtëpinë e saj, ka gdhendur shtatë shtyllat e saj. |
2. | Ka vrarë kafshët e saj, ka përzier verën e saj dhe shtruar tryezën e saj. |
3. | Ka dërguar jashtë shërbëtoret e saj; nga vendet më të larta të qytetit ajo thërret: |
4. | "Ai që është budalla të vijë këtu!". Atij që i mungon gjykimi i thotë: |
5. | "Ejani, hani nga buka ime dhe pini verën që kam përzier. |
6. | Lëreni budallallëkun dhe do të jetoni, ecni në rrugën e arsyes". |
7. | Ai që korrigjon tallësin tërheq mbi vete të shara, dhe ai që qorton të pabesin merr të shara. |
8. | Mos qorto tallësin sepse ai do të të urrejë; qorto të urtin dhe ai do të të dojë. |
9. | Mësoje të urtin dhe ai do të bëhet edhe më i urtë. Mësoje të drejtin dhe ai do të rritë diturinë e tij. |
10. | Frika e Zotit është parimi i diturisë, dhe njohja e të Shenjtit është zgjuarsia. |
11. | Sepse nëpërmjet meje do të shumohen ditët e tua dhe do të të shtohen vite jete. |
12. | Në rast se je i urtë, je i urtë për veten tënde; në rast se je tallës, pasojat do t'i kesh vetëm ti. |
13. | Gruaja budallaqe është zhurmëmadhe, aspak e zgjuar dhe nuk di asgjë. |
14. | Rri ulur te porta e shtëpisë së saj, mbi një fron në vendet e larta të qytetit, |
15. | për të ftuar ata që kalojnë nëpër rrugë, që shkojnë drejt në rrugën e tyre: |
16. | "Ai që është budalla të vijë këtu!". Dhe atij që i mungon arsyeja i thotë: |
17. | "Ujërat e vjedhura janë të ëmbla; buka që hahet fshehurazi është e shijshme". |
18. | Por ai nuk e di që atje janë të vdekurit, që të ftuarit e saj janë në thellësinë e Sheolit. |
← Proverbs (9/31) → |