| ← Proverbs (5/31) → | 
| 1. | Biri im, ki kujdes për diturinë time, vëri veshin arsyetimit tim, | 
| 2. | me qëllim që ti të ruash gjykimin dhe buzët e tua të fiksojnë diturinë. | 
| 3. | Sepse buzët e gruas që shkel kurorën nxjerrin mjaltë dhe goja e saj është më e butë se vaji; | 
| 4. | por në fund ajo është e hidhur si pelini, e mprehtë si një shpatë me dy presa. | 
| 5. | Këmbët e saj zbresin drejt vdekjes, hapat e saj çojnë drejtpërdrejt në Sheol. | 
| 6. | Ajo nuk ecën në shtegun e jetës, por ti nuk i jep rëndësi kësaj gjëje; rrugët e saj janë të gabuara, por ti nuk e kupton. | 
| 7. | Prandaj tani, bij të mi, më dëgjoni dhe mos u largoni nga fjalët e gojës sime. | 
| 8. | Mbaje larg prej saj rrugën tënde dhe mos iu afro portës së shtëpisë së saj, | 
| 9. | për të mos ua dhënë të tjerëve fuqinë tënde dhe vitet e tua dikujt që nuk ka mëshirë. | 
| 10. | Me qëllim që të huajt të mos ngopen me pasurinë tënde, dhe mundi yt të mos shkojë në shtëpinë e një të huaji, | 
| 11. | dhe të mos rënkosh kur do të të vijë fundi, kur mishi dhe trupi yt do të jenë të konsumuar, | 
| 12. | dhe të thuash: "Vallë si urreva mësimin, dhe si e ka përçmuar qortimin zemra ime? | 
| 13. | Nuk dëgjova zërin e atyre që më mësonin dhe nuk ua vura veshin atyre që më udhëzonin. | 
| 14. | U ndodha pothuajse në një të keqe të plotë në mes të turmës dhe të kuvendit". | 
| 15. | Pi ujin e sternës sate dhe ujin e rrjedhshëm të pusit tënd. | 
| 16. | A duhet burimet e tua të derdhen jashtë, si rrëke uji nëpër rrugë? | 
| 17. | Qofshin vetëm për ty dhe jo për të huajtë bashkë me ty. | 
| 18. | Qoftë i bekuar burimi yt dhe gëzohu me nusen e rinisë sate. | 
| 19. | Drenushë e dashur dhe gazelë hirplotë, sisët e saj le të të kënaqin kurdoherë, dhe qofsh vazhdimisht i dhënë pas dashurisë që ke për të. | 
| 20. | Pse vallë, biri im, të biesh në dashuri me një grua që ka shkelur kurorën dhe të rrokësh gjirin e një të huaje? | 
| 21. | Sepse rrugët e njeriut janë gjithnjë përpara syve të Zotit, dhe ai vëzhgon të gjitha shtigjet e tij. | 
| 22. | I pabesi zihet nga vetë paudhësitë e tij dhe mbahet nga litarët e mëkatit të tij. | 
| 23. | Ai ka për të vdekur sepse nuk korrigjohet dhe do të zhduket për shkak të marrëzisë së tij. | 
| ← Proverbs (5/31) → |