← Proverbs (29/31) → |
1. | Njeriu që fortëson qafën kur qortohet, do të thyhet papritmas pa tjetër. |
2. | Kur të drejtët shumohen, populli gëzohet, por, kur sundon i pabesi, populli rënkon. |
3. | Njeriu që e do diturinë gëzon të atin; por ai që shkon me prostitutat shkapaderdh pasurinë e vet. |
4. | Mbreti e bën të qëndrueshëm vendin me anë të drejtësisë, por ai që merr dhurata e çon në shkatërrim. |
5. | Njeriu që i bën lajka të afërmit të tij shtrin një rrjetë mbi hapat e tij. |
6. | Në mëkatin e një njeriut të keq ka një lak, por i drejti këndon dhe gëzohet. |
7. | I drejti interesohet për çështjen e të varfërve, por i pabesi nuk e kupton këtë interesim. |
8. | Tallësit kurdisin trazira në qytet, por njerëzit e urtë e qetësojnë zemërimin. |
9. | Në rast se një njeri i urtë hyn në grindje me një budalla, dhe budallai zemërohet dhe qesh, nuk ka paqe. |
10. | Njerëzit gjakatarë urrejnë të ndershmin, por njerëzit e drejtë kërkojnë të mbrojnë jetën e tij. |
11. | Budallai e shfryn gjithë zemërimin e tij, por i urti e frenon dhe e ul. |
12. | Në rast se një mbret dëgjon fjalët gënjeshtare, tërë ministrat e tij bëhen të pabesë. |
13. | I varfëri dhe shtypësi kanë këtë të përbashkët: Zoti ndriçon sytë e të dy palëve. |
14. | Mbreti që u siguron drejtësi të varfërve në të vërtetë do ta ketë fronin të vendosur për gjithnjë. |
15. | Shufra dhe qortimi japin dituri; por fëmija për të cilën nuk kujdeset kurrkush e turpëron nënen e vet. |
16. | Kur shtohen të pabesët shtohen edhe shkeljet, por të drejtët do të shohin shkatërrimin e tyre. |
17. | Korrigjo birin tënd, ai do të japë rehatinë dhe do t'i sigurojë kënaqësi shpirtit tënd. |
18. | Kur nuk ka një vizion profetik, populli bëhet i shfrenuar, por lum ai që respekton ligjin. |
19. | Një shërbëtor nuk ndreqet vetëm me fjalë; edhe kur i kupton, nuk bindet. |
20. | A ke parë një njeri që ngutet në të folur? Ka më tepër shpresa te një budalla se sa te ai. |
21. | Në se dikush rrit me përkujdesje qysh në fëmijëri shërbëtorin e vet, në fund ai do të dojë të bëhet trashëgimtar i tij. |
22. | Njeriu zemërak kurdis grindje dhe njeriu idhnak kryen shumë mëkate. |
23. | Kryelartësia e njeriut e çon poshtë atë, por ai që ka një shpirt të përvuajtur do të ketë lavdi. |
24. | Kush bëhet ortak me një vjedhës urren jetën e vet. Ai dëgjon betimin, por nuk padit asgjë. |
25. | Frika e njeriut përbën një lak, por ai që ka besim te Zoti është i siguruar. |
26. | Të shumtë janë ata që kërkojnë favorin e princit, por drejtësia për çdo njeri vjen nga Zoti. |
27. | Njeriu jo i drejtë është një neveri për të drejtët, dhe ai që ecën me ndershmëri është një neveri për të pabesët. |
← Proverbs (29/31) → |