← Proverbs (27/31) → |
1. | Mos u mburr me ditën e nesërme, sepse nuk di atë që mund të sjellë një ditë. |
2. | Le të të lëvdoj një tjetër dhe jo goja jote, një i huaj dhe jo buzët e tua. |
3. | Guri peshon dhe rëra është e rëndë, por zemërimi i budallait peshon më tepër se të dyja bashkë. |
4. | Tërbimi është mizor dhe zemërimi është i furishëm, por kush mund t'i bëjë ballë xhelozisë? |
5. | Më mirë një qortim i hapur se një dashuri e fshehur. |
6. | Besnike janë plagët e një shoku, dhe të rreme të puthurat e një armiku. |
7. | Kush është i ngopur përçmon huallin e mjaltit; por për atë që ka uri çdo gjë e hidhur është e ëmbël. |
8. | Si zogu që endet larg folesë së tij, kështu është njeriu që endet larg shtëpisë së tij. |
9. | Vaji dhe parfumi gëzojnë zemrën, kështu bën ëmbëlsia e një shoku me këshillat e tij të përzërmërta. |
10. | Mos e braktis mikun tënd as mikun e atit tënd dhe mos shko në shtëpinë e vëllait tënd ditën e fatkeqësisë sate; është më mirë një që banon afër se sa një vëlla larg. |
11. | Biri im, ji i urtë dhe gëzo zemrën time, kështu do të mund t'i përgjigjem atij që përflet kundër meje. |
12. | Njeriu mendjemprehtë e shikon të keqen dhe fshihet, por naivët shkojnë tutje dhe ndëshkohen. |
13. | Merr rroben e atij që është bërë garant për një të huaj dhe mbaje si peng për gruan e huaj. |
14. | Ai që bekon të afërmin e tij me zë të lartë në mëngjes herët, do t'ia zënë si mallkim. |
15. | Pikëllimi i vazhdueshëm në një ditë shiu të madh dhe një grua grindavece i ngjasin njera tjetrës. |
16. | Kush arrin ta përmbajë, mban erën dhe zë vajin me dorën e tij të djathtë. |
17. | Hekuri mpreh hekurin, kështu njeriu mpreh fytyrën e shokut të tij. |
18. | Kush kujdeset për fikun do të hajë frytin e tij, dhe ai që i shërben zotit të tij do të nderohet. |
19. | Ashtu si në ujë fytyra pasqyron fytyrën, kështu zemra e njeriut e tregon njeriun. |
20. | Sheoli dhe Abadoni janë të pangopur, dhe të pangopur janë gjithashtu sytë e njerëzve. |
21. | Poçja është për argjendin dhe furra për arin, kështu njeriu provohet nga lëvdata që merr. |
22. | Edhe sikur ta shtypje budallanë në një havan bashkë me grurë me dygeçin e tij, budallallëku nuk do të largohej prej tij. |
23. | Përpiqu të njohësh mirë gjendjen e deleve të tua dhe ki kujdes për kopetë e tua, |
24. | sepse pasuritë nuk zgjatin përherë, dhe as një kurorë nuk vazhdon brez pas brezi. |
25. | Kur merret bari i thatë dhe del bari i njomë dhe mblidhet forazhi i maleve, |
26. | qengjat do të furnizojnë rrobat e tua, cjeptë çmimin e një are |
27. | dhe dhitë mjaft qumësht për ushqimin tënd, për ushqimin e shtëpisë sate dhe për të mbajtur shërbëtoret e tua. |
← Proverbs (27/31) → |