← Proverbs (13/31) → |
1. | Një bir i urtë dëgjon mësimet e atit të vet, por tallësi nuk e dëgjon qortimin. |
2. | Nga fryti i gojës së tij njeriu do të hajë atë që është e mirë, por shpirti i të pabesëve do të ushqehet me dhunë. |
3. | Kush kontrollon gojën e tij mbron jetën e vet, por ai që i hap shumë buzët e tij shkon drejt shkatërrimit. |
4. | Shpirti i përtacit dëshiron dhe nuk ka asgjë, por shpirti i atyre që janë të kujdesshëm do të kënaqet plotësisht. |
5. | I drejti e urren gënjeshtrën, por i pabesi është i neveritshëm dhe do të turpërohet. |
6. | Drejtësia ruan atë që ndjek një rrugë të ndershme, por pabesia e rrëzon mëkatarin. |
7. | Ka nga ata që sillen si një i pasur, por nuk kanë asgjë; përkundrazi ka nga ata që sillen si një i varfër, por kanë shumë pasuri. |
8. | Pasuritë e një njeriu shërbejnë për të shpërblyer jetën e tij, por i varfëri nuk ndjen asnjë kërcënim. |
9. | Drita e të drejtëve shkëlqen bukur, por llamba e të pabesëve do të shuhet. |
10. | Nga krenaria rrjedhin vetëm grindjet, por dituria është me ata që u kushtojnë kujdes këshillave. |
11. | Pasuria e përftuar në mënyrë jo të ndershme do të katandiset në pak gjëra, por atij që e grumbullon me mund do t'i shtohet ajo. |
12. | Pritja e zgjatur e ligështon zemrën, por dëshira e plotësuar është një dru i jetës. |
13. | Ai që përçmon fjalën do të shkatërrohet, por ai që respekton urdhërimin do të shpërblehet. |
14. | Mësimet e të urtit janë burim jete për t'i evituar dikujt leqet e vdekjes. |
15. | Gjykimi i mirë siguron favor, por veprimi i të pabesëve është i dëmshëm. |
16. | Çdo njeri i matur vepron me dituri, por budallai kapardiset me marrëzinë e tij. |
17. | Lajmëtari i keq bie në telashe, por lajmëtari besnik sjell shërim. |
18. | Mjerimi dhe turpi do të vjinë mbi atë që nuk pranon korrigjimin, por ai që dëgjon qortimin do të nderohet. |
19. | Dëshira e realizuar është e ëmbël për shpirtin, por për budallenjtë është një gjë e neveritshme largimi nga e keqja. |
20. | Kush shkon me të urtët bëhet i urtë, por shoku i budallenjve do të bëhet i keq. |
21. | E keqja përndjek mëkatarët, por i drejti do të shpërblehet me të mirën. |
22. | Njeriu i mirë i lë një trashëgim bijve të bijve të tij, por pasuria e mëkatarit vihet mënjanë për të drejtin. |
23. | Ara e punuar e të varfërve jep ushqim me shumicë, por ka nga ata që vdesin për mungesë drejtësie. |
24. | Kush e kursen shufrën urren birin e vet, por ai që e do e korrigjon me kohë. |
25. | I drejti ha sa të ngopet, por barku i të pabesëve vuan nga uria. |
← Proverbs (13/31) → |