| ← Numbers (7/36) → |
| 1. | Kur Moisiu mbaroi ndërtimin e tabernakullit, e vajosi dhe e shenjtëroi me gjithë pajisjet e tij, ai vajosi gjithashtu altarin dhe të gjitha orenditë e tij; kështu ai i vajosi dhe i shenjtëroi. |
| 2. | Pastaj prijësit e Izraelit, të parët e shtëpive të etërve të tyre, që ishin prijësit e fiseve dhe ishin në krye të atyre që u regjistruan, paraqitën një ofertë |
| 3. | dhe e çuan ofertën e tyre para Zotit: gjashtë qerre të mbuluara dhe dymbëdhjetë qe, një qerre për çdo dy prijës dhe një ka për secilin prej tyre; dhe i ofruan para tabernakullit. |
| 4. | Atëherë Zoti i foli Moisiut, duke i thënë: |
| 5. | "Prano këto gjëra prej tyre për t'i përdorur në shërbim të çadrës së mbledhjes, dhe do t'ua japësh Levitëve, secilit simbas shërbimit që ka". |
| 6. | Moisiu mori, pra, qerret dhe qetë dhe ua dha Levitëve. |
| 7. | Dy qerre dhe katër qe ua dha bijve të Gershonit simbas shërbimit të tyre; |
| 8. | katër qerre dhe tetë qe ua dha bijve të Merarit simbas shërbimit të tyre, nën mbikqyrjen e Ithamarit, birit të priftit Aaron; |
| 9. | por bijve të Kehathit nuk u dha asgjë, sepse ishin ngarkuar me shërbimin e objekteve të shenjta, që ata i mbanin mbi shpatulla. |
| 10. | Prijësit e paraqitën ofertën e tyre për kushtimin e altarit, ditën kur u vajos; kështu prijësit paraqitën ofertën e tyre para altarit. |
| 11. | Pastaj Zoti i tha Moisiut: "Prijësit do ta paraqesin ofertën e tyre një në ditë për kushtimin e altarit". |
| 12. | Ai që e paraqiti ofertën e tij ditën e parë ishte Nahshoni, bir i Aminadabit, nga fisi i Judës; |
| 13. | ai ofroi një pjatë argjendi me një peshë prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen argjendi prej shtatëdhjetë siklash, simbas siklit të shenjtërores, që të dy të mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si blatim ushqimor, |
| 14. | një kupë ari prej dhjetë siklash e mbushur me temjan, |
| 15. | një dem të vogël, një dash, një qengj motak si olokaust, |
| 16. | një dhi si flijim për mëkatin |
| 17. | dhe, si flijim falënderimi, dy qe, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja motakë. Kjo qe oferta e Nahshonit, djalit të Aminadabit. |
| 18. | Ditën e dytë erdhi oferta e Nethaneelit, birit të Tsuarit, princit të Isakarit. |
| 19. | Ai paraqiti si ofertë të tij një pjatë argjendi me një peshë prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen argjendi prej shtatëdhjetë siklash, simbas siklit të shenjtërores; që të dy të mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si blatim ushqimor, |
| 20. | një kupë ari prej dhjetë siklash e mbushur me temjan, |
| 21. | një dem i vogël, një dash dhe një qengj motak si olokaust, |
| 22. | një kec si flijim për mëkatin |
| 23. | dhe, si flijim falënderimi dy qe, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja motakë. kjo ishte oferta e Nethaneelit, birit të Tsuarit. |
| 24. | Ditën e tretë ishte radha e Eliabit, birit të Helonit, prijësit të bijve të Zabulonit. |
| 25. | Oferta e tij qe një pjatë argjendi me një peshë prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen i vogël shtatëdhjetë siklash, simbas siklit të shenjtërores, që të dy të mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si blatim i ushqimit; |
| 26. | një kupë ari prej dhjetë siklash e mbushur me temjan, |
| 27. | një dem të vogël, një dash dhe një qengj motak si olokaust, |
| 28. | një kec si flijim për mëkatin |
| 29. | dhe, si flijim falënderimi, dy qe, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja motakë. Kjo qe oferta e Eliabit, birit të Helonit. |
| 30. | Ditën e katërt ishte radha e Elitsurit, birit të Rubenit. |
| 31. | Ai ofroi një pjatë argjendi me një peshë prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen argjendi me një peshë prej shtatëdhjetë siklash, simbas siklit të shenjtërores, që të dy të mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si blatim i ushqimit, |
| 32. | një kupë ari prej dhjetë siklash të mbushur me temjan, |
| 33. | një dem të vogël, një dash dhe një qengj motak si olokaust, |
| 34. | dhe një kec si flijim për mëkatin |
| 35. | dhe, si flijim falënderimi, dy qe, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja motakë. Kjo qe oferta e paraqitur nga Elitsuri, bir i Shedeurit. |
| 36. | Ditën e pestë qe radha e Shelumielit, birit të Tsurishadait, prijësit të bijve të Simeonit. |
| 37. | Ai ofroi një pjatë argjendi me një peshë prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen argjendi prej shtatëdhjetë siklash, simbas siklit të shenjtërores, që të dy të mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si blatim ushqimor, |
| 38. | një kupë ari prej dhjetë siklash të mbushur me temjan, |
| 39. | një dem të vogël, një dash dhe një qengj motak si olokaust, |
| 40. | një kec si flijim për mëkatin |
| 41. | dhe, si flijim falënderimi, dy qe, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja motakë. Kjo ishte oferta e bërë nga Shelumieli, bir i Curishadait. |
| 42. | Ditën e gjashtë ishte radha e Eliasafit, bir i Deuelit, prijësit të bijve të Gadit. |
| 43. | Ai ofroi një pjatë argjendi me një peshë prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen prej shtatëdhjetë siklash, simbas siklit të shenjtërores; si pjata ashtu dhe legeni ishin mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si blatim i ushqimit, |
| 44. | një kupë ari prej dhjetë siklash e mbushur me temjan, |
| 45. | një dem i vogël, një dash dhe një qengj motak si olokaust, |
| 46. | një kec si flijim për mëkatin |
| 47. | dhe, si flijim falënderimi, dy qe, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja motakë. Kjo qe oferta e bërë nga Eliasafi, bir i Deuelit. |
| 48. | Ditën e shtatë qe radha e Elishamit, birit të Amihudit, prijësit të bijve të Efraimit. |
| 49. | Ai ofroi një pjatë argjendi me një peshë prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen me një peshë prej shtatëdhjetë siklash, simbas siklit të shenjtërores, që të dy të mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si blatim i ushqimit, |
| 50. | një kupë ari prej dhjetë siklash e mbushur me temjan, |
| 51. | një dem i vogël, një dash dhe një qengj motak si olokaust, |
| 52. | një kec si flijim për mëkatin, |
| 53. | dhe, si flijim falënderimi, dy qe, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja motakë. Kjo qe oferta e bërë nga Elishama, bir i Amihudit. |
| 54. | Ditën e tetë ishte radha e Gamalielit, birit të Pedahtsurit, prijësit të bijve të Manasit. |
| 55. | Oferta e tij ishte një pjatë argjendi me një peshë prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen argjendi prej shtatëdhjetë siklash, simbas siklit të shenjtërores, që të dy të mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si blatim i ushqimit, |
| 56. | një kupë ari prej dhjetë siklash e mbushur me temjan, |
| 57. | një dem të vogël, një dash dhe një qengj motak si olokaust, |
| 58. | një kec si flijim për mëkatin |
| 59. | dhe, si flijim falënderimi, dy qe, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja motakë. Kjo qe oferta e bërë nga Gamalieli, bir i Pedahtsurit. |
| 60. | Ditën e nëntë i erdhi radha Abidanit, birit të Gideonit, prijësit të Beniaminit. |
| 61. | Oferta e tij ishte një pjatë argjendi me një peshë prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen argjendi me një peshë prej shtatëdhjetë siklash, simbas siklave të shenjtërores, që të dy të mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si blatim i ushqimit, |
| 62. | një kupë ari prej dhjetë siklash të mbushur me temjan, |
| 63. | një dem i vogël, një dash dhe një qengj motak si olokaust, |
| 64. | një kec si flijim për mëkatin |
| 65. | dhe, si flijim falënderimi, dy qe, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja motakë. Kjo qe oferta e Abidanit, birit të Amishadait, prijësit të bijve të Danit. |
| 66. | Ditën e dhjetë i erdhi radha Ahiezerit, birit të Amishadait, prijësit të bijve të Danit. |
| 67. | Oferta e tij ishte një pjatë argjendi me një peshë prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen argjendi prej shtatëdhjetë siklash, simbas siklit të shenjtërores; që të dy ishin mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si blatim i ushqimit, |
| 68. | një kupë ari prej dhjetë siklash e mbushur me temjan, |
| 69. | një dem i vogël, një dash dhe një qengj motak si olokaust, |
| 70. | një kec si flijim për mëkatin |
| 71. | dhe, si flijim falënderimi, dy qe, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja motakë. Kjo qe oferta e Ahiezerit, birit të Amishadait. |
| 72. | Ditën e njëmbëdhjetë i erdhi radha Pagielit, birit të Okranit, prijësit të bijve të Asherit. |
| 73. | Oferta e tij ishte një pjatë argjendi prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen argjendi prej shtatëdhjetë siklash, simbas siklit të shenjtërores; që të dy ishin mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si blatim i ushqimit, |
| 74. | një kupë ari prej dhjetë siklash mbushur me temjan, |
| 75. | një dem të vogël, një dash dhe një qengj motak si olokaust, |
| 76. | një kec si flijim për mëkatin |
| 77. | dhe, si flijim falënderimi, dy qe, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja motakë. Kjo qe oferta e Pagielit, birit të Okranit. |
| 78. | Ditën e dymbëdhjetë i erdhi radha Ahirit, birit të Enanit, prijësit të bijve të Neftalit. |
| 79. | Ai ofroi një pjatë argjendi me një peshë prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen argjendi shtatëdhjetë siklash, simbas siklit të shenjtërores, që të dy ishin mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si blatim i ushqimit, |
| 80. | një kupë ari prej dhjetë siklash e mbushur me temjan, |
| 81. | një dem të vogël, një dash dhe një qengj motak si olokaust, |
| 82. | një kec si flijim për mëkatin |
| 83. | dhe, si flijim falënderimi, dy qe, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja motakë. Kjo qe oferta e Ahirit, birit të Enanit. |
| 84. | Këto ishin dhuratat për kushtimin e altarit që u bënë nga prijësit e Izraelit kur altari u vajos: dymbëdhjetë pjata argjendi, dymbëdhjetë legena argjendi, dymbëdhjetë kupa ari; |
| 85. | çdo pjatë argjendi peshonte njëqind e tridhjetë sikla dhe çdo legen argjendi shtatëdhjetë sikla; shuma e argjendit që përmbanin enët arrinte dy mijë e katërqind sikla, simbas siklit të shenjtërores; |
| 86. | të dymbëdhjetë kupat prej ari të mbushura me parfum peshonin dhjetë sikla secila, simbas siklit të shenjtërores; gjithë ari i kupave peshonte njëqind e njëzet sikla. |
| 87. | Shuma e kafshëve për olokaustin ishte dymbëdhjetë dema të vegjël, dymbëdhjetë desh, dymbëdhjetë qengja motakë bashkë me blatimet e ushqimit dhe dymbëdhjetë keca si flijim për mëkatin. |
| 88. | Shuma e kafshëve si flijim falënderimi ishte njëzet e katër dema të vegjël, gjashtëdhjetë desh, gjashtëdhjetë cjep dhe gjashtëdhjetë qengja motakë. Këto ishin dhuratat për kushtimin e altarit pas vajosjes së tij. |
| 89. | Dhe kur Moisiu hynte në çadrën e mbledhjes për të folur me Zotin, dëgjonte zërin e tij që i fliste nga pjesa e sipërme e pajtuesit që ndodhet mbi arkën e dëshmisë midis dy kerubinëve; kështu i fliste Zoti. |
| ← Numbers (7/36) → |