← Numbers (34/36) → |
1. | Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë: |
2. | "Urdhëro bijtë e Izraelit dhe u thuaj atyre: Kur do të hyni në vendin e Kanaanit, ky është vendi që ju takon si trashëgimi, vendi i Kanaanit me këta kufij të veçantë: |
3. | Kufiri juaj jugor do të fillojë në shkretëtirën e Tsinit, gjatë kufirit të Edomit; kështu kufiri juaj do të shtrihet nga skaji i Detit të Kripur në drejtim të lindjes; |
4. | kufiri juaj do të shkojë pastaj nga e përpjeta e Akrabimit, do të kalojë nëpër Tsin dhe do të shtrihet në jug të Kadesh-Barneas; do të vazhdojë pastaj në drejtim të Hatsar-Adarit dhe do të kalojë nëpër Atsmoni. |
5. | Nga Atsmoni kufiri do të kthejë deri në përroin e Egjiptit dhe do të përfundojë në det. |
6. | Kufiri juaj në perëndim do të jetë Deti i Madh; ky do të jetë kufiri juaj perëndimor. |
7. | Ky do të jetë kufiri juaj verior: duke u nisur nga Deti i Madh do të caktoni kufirin tuaj deri në malin Hor; |
8. | nga mali Hor do të caktoni kufirin tuaj deri në hyrje të Hamathit, dhe skaji i kufirit do të jetë në Tsedad; |
9. | kufiri do të vazhdojë pastaj deri në Zifron dhe do të mbarojë në Hatsar-Enan; ky do të jetë kufiri juaj verior. |
10. | Do ta vijëzoni kufirin tuaj lindor nga Hatsar-Enani deri në Shefam; |
11. | kufiri do të zbresë nga Shefami në drejtim të Riblahut, në lindje të Ainit; pastaj kufiri do të zbresë dhe do të shtrihet deri sa të arrijë bregun lindor të detit të Kinerethit; |
12. | pastaj kufiri do të zbresë në drejtim të Jordanit, për të arritur deri në Detin e Kripur. Ky do të jetë vendi juaj me kufijtë e tij rreth e qark". |
13. | Kështu Moisiu u njoftoi këtë urdhër bijve të Izraelit dhe u tha atyre: "Ky është vendi që do të merrni si trashëgimi duke hedhur short, dhe që Zoti ka urdhëruar t'u jepet nëntë fiseve e gjysmë, |
14. | sepse fisi i bijve të Rubenit, në bazë të shtëpive të etërve të tyre, dhe fisi i bijve të Gadit, në bazë të shtëpive të etërve të tyre, dhe gjysma e fisit të Manasit e kanë marrë trashëgiminë e tyre. |
15. | Këto dy fise e gjysmë e kanë marrë trashëgiminë e tyre në lindje të Jordanit, mbi bregun përballë Jerikos, në drejtim të lindjes". |
16. | Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë: |
17. | "Këta janë emrat e burrave që do të kryejnë ndarjen e vendit midis jush: prifti Eleazar dhe Jozueu, bir i Nunit. |
18. | Do të merrni edhe një prijës nga çdo fis, për të bërë ndarjen e vendit. |
19. | Këta janë emrat e burrave: Kalebi, bir i Jefunehut, nga fisi i Judës; |
20. | Shemueli, bir i Amihudit, nga fisi i bijve të Simeonit; |
21. | Elidadi, bir i Kislonit, nga fisi i Beniaminit; |
22. | prijësi Buki, bir i Joglit, nga fisi i bijve të Danit; |
23. | prijësi Haniel, bir i Efodit, për bijtë e Jozefit, nga fisi i bijve të Manasit; |
24. | prijësi Kemuel, bir i Shiftanit, për fisin e bijve të Efraimit; |
25. | prijësi Elitsafan, bir i Parnakut, për fisin e bijve të Zabulonit; |
26. | prijësi Paltiel, bir i Azanit, për fisin e bijve të Isakarit; |
27. | prijësi Ahihud, bir i Shelomit, për fisin e bijve të Asherit; |
28. | dhe prijësi Pedahel, bir i Amihudit, për fisin e bijve të Neftalit". |
29. | Këta janë burrat të cilët Zoti i urdhëroi t'u jepnin trashëgiminë bijve të Izraelit në vendin e Kananit. |
← Numbers (34/36) → |