← Nehemiah (10/13) → |
1. | Ata që vunë vulën e tyre mbi dokumentin ishin: Nehemia, qeveritari, bir i Hakaliahut, dhe Sedekia, |
2. | Serajahu, Azaria, Jeremia, |
3. | Pashuhuri, Amariahu, Malkija, |
4. | Hatushi, Shebaniahu, Maluku, |
5. | Harimi, Meremothi, Obadiahu, |
6. | Danieli, Ginethoni, Baruku, |
7. | Meshulami, Abijahu, Mijamini, |
8. | Maaziahu, Bilgai, Shemajahu. Këta ishin priftërinj. |
9. | Levitët: Jeshua, bir i Azaniahut, Binui nga bijtë e Henadadit dhe Kadmieli, |
10. | dhe vëllezërit e tyre Shebaniahu, Hodijahu, Kelita, Pelajahu, Hanani, |
11. | Mika, Rehobi, Hashabiahu, |
12. | Zakuri, Sherebiahu, Shebaniahu, |
13. | Hodijahu, Bani dhe Beninu. |
14. | Krerët e popullit: Paroshi, Pahath-Moabi, Elami, Zatu, Bani, |
15. | Buni, Azgabi, Bebai, |
16. | Adonijahu, Bigvai, Adini, |
17. | Ateri, Ezekia, Azuri, |
18. | Hodijahu, Hashumi, Betsai, |
19. | Harifi, Anatothi, Nebai, |
20. | Magpiashi, Meshulami, Heziri, |
21. | Meshezabeeli, Tsadoku, Jadua, |
22. | Pelatiahu, Hanani, Anajahu, |
23. | Hoshea, Hananiahu, Hasshubi |
24. | Halloheshi, Pilha, Shobeku, |
25. | Rehumi, Hashabnahu, Maasejahu, |
26. | Ahijahu, Hanani, Anani |
27. | Maluku, Harimi dhe Baanahu. |
28. | Pjesa tjetër e popullit, priftërinjtë, Levitët, derëtarët, këngëtarët, Nethinejtë dhe tërë ata që ishin ndarë nga popujt e vendeve të huaja për të ndjekur ligjin e Perëndisë, bashkëshortet e tyre, bijtë e tyre dhe bijat e tyre, domethënë tërë ata që kishin njohuri dhe zgjuarësi, |
29. | u bashkuan me vëllezërit e tyre, me më të shquarit, dhe u zotuan me mallkim dhe betim se do të ecnin në rrugën e caktuar nga ligji i Perëndisë, që ishte dhënë me anë të Moisiut, shërbëtorit të Perëndisë, dhe të respektonin e të zbatonin në praktikë të gjitha urdhërimet e Zotit, Zotit tonë, dekretet e tij dhe statutet e tij, |
30. | të mos u japim bijat tona popujve të vendit dhe të mos marrim bijat e tyre për bijtë tanë, |
31. | të mos blejmë asgjë ditën e shtunë ose në një ditë tjetër të shenjtë nga popujt që çojnë për të shitur ditën e shtunë çfarëdo lloj mallrash dhe drithërash, ta lëmë tokën të pushojë çdo vit të shtatë dhe të mos vjelim asnjë borxh. |
32. | U zotuam prerazi të paguajmë çdo vit një të tretën e një sikli për shërbimin e shtëpisë së Perëndisë tonë, |
33. | për bukët e paraqitjes, për blatimin e përjetshëm të ushqimit, për olokaustin e përjetshëm të të shtunave, të ditëve të hënës së re, të festave të caktuara, për gjërat e shenjtëruara, për ofertat e bëra për mëkatin, për shlyerjen e fajit të Izraelit, dhe për çdo punë të kryer në shtëpinë e Perëndisë tonë. |
34. | Përveç kësaj hodhëm short midis priftërinjve, Levitëve dhe popullit për ofertën e druve që duhet të çohen në shtëpinë e Perëndisë tonë, çdo vit në afate të caktuara, sipas shtëpive tona atërore, me qëllim që të digjen në altarin e Zotit, Perëndisë tonë, ashtu siç është shkruar në ligj. |
35. | U zotuam gjithashtu të çojmë çdo vit në shtëpinë e Zotit prodhimet e para të tokës sonë dhe frytat e para të çdo peme, |
36. | dhe të parëlindurit e bijve tanë dhe të bagëtisë sonë, ashtu siç është shkruar në ligj, dhe me të pjelljen e parë të bagëtive tona të trasha dhe të imta për t'ua paraqitur në shtëpinë e Perëndisë tonë priftërinjve që kryejnë shërbim në shtëpinë e Perëndisë tonë. |
37. | Përveç kësaj u zotuam t'u çojmë priftërinjve në dhomat e shtëpisë së Perëndisë tonë prodhimet e para të brumit tonë, ofertat tona, frutat e çdo peme, mushtin dhe vajin, dhe Levitëve të dhjetën e tokës sonë; vetë Levitët do të marrin të dhjetën pjesë në të gjitha qytetet ku ne punojmë. |
38. | Një prift, pasardhës i Aaronit, do të jetë me Levitët kur ata do të marrin të dhjetat; dhe Levitët do ta çojnë të dhjetën e së dhjetës në shtëpinë e Perëndisë tonë, në dhomat e thesarit, |
39. | sepse në këto dhoma bijtë e Izraelit dhe bijtë e Levit do të sjellin ofertat e grurit, të mushtit dhe të vajit; këtu janë veglat e shenjtërores, priftërinjtë që kryejnë shërbimin, derëtarët dhe këngëtarët. Ne nuk do ta braktisim shtëpinë e Perëndisë tonë. |
← Nehemiah (10/13) → |