Matthew (1/28) → |
1. | Libri i gjenealogjisë së Jezu Krishtit, birit të Davidit, birit të Abrahamit. |
2. | Abrahamit i lindi Isaku; Isakut i lindi Jakobi; Jakobit i lindi Juda dhe vëllezërit e tij. |
3. | Judës i lindi nga Tamara Faresi dhe Zara; Faresit i lindi Esromi; Esromit i lindi Arami; |
4. | Aramit i lindi Aminadabi; Aminadabit i lindi Naasoni; Naasonit i lindi Salmoni. |
5. | Salmonit i lindi Boozi nga Rahabi; Boozit i lindi Obedi nga Ruthi; Obedit i lindi Jeseu. |
6. | Jeseut i lindi Davidi mbret; mbretit David i lindi Salomoni nga ajo që kishte qenë bashkëshortja e Urias. |
7. | Salomonit i lindi Roboami; Roboamit i lindi Abia; Abias i lindi Asai. |
8. | Asait i lindi Jozafati; Jozafatit i lindi Jorami; Joramit i lindi Ozia. |
9. | Ozias i lindi Joatami; Joatamit i lindi Akazi; Akazit i lindi Ezekia. |
10. | Ezekias i lindi Manaseu; Manaseut i lindi Amoni; Amonit i lindi Josia. |
11. | Josias i lindi Jekonia dhe vëllezërit e tij në kohën e internimit në Babiloni. |
12. | Pas internimit në Babiloni Jekonias i lindi Salatieli; Salatielit i lindi Zorobabeli. |
13. | Zorobabelit i lindi Abiudi; Abiudit i lindi Eliakimi; Eliakimit i lindi Azori. |
14. | Azorit i lindi Sadoku; Sadokut i lindi Akimi; Akimit i lindi Eliudi. |
15. | Eliudit i lindi Eleazari, Eleazarit i lindi Matthani, Matthanit i lindi Jakobi. |
16. | Jakobit i lindi Jozefi, bashkëshorti i Marisë, nga e cila lindi Jezusi, që quhet Krisht. |
17. | Kështu të gjithë brezat nga Abrahami deri te Davidi bëhen katërmbëdhjetë breza; dhe, nga Davidi deri te internimi në Babiloni, katërmbëdhjetë breza; dhe, nga internimi në Babiloni deri te Krishti, katërmbëdhjetë breza. |
18. | Tani lindja e Jezu Krishtit ndodhi në këtë mënyrë: Maria, nëna e tij, i ishte premtuar Jozefit, por para se të fillonin të rrinin bashkë, mbeti shtatzënë nga Frymën e Shenjtë. |
19. | Atëherë Jozefi, i fejuari i saj, i cili ishte njeri i drejtë dhe nuk donte ta poshtëronte botërisht, vendosi ta linte fshehtas. |
20. | Por, ndërsa bluante me vete këto çështje, ja që iu shfaq në ëndërr një engjell i Zotit dhe i tha: ''Jozef, bir i Davidit, mos ki frikë ta marrësh me vete Marinë si gruan tënde, sepse ç'është ngjizur në të është vepër e Frymës së Shenjtë. |
21. | Dhe ajo do të lindë një djalë dhe ti do t'i vësh emrin Jezus, sepse ai do të shpëtojë popullin e tij nga mëkatet e tyre''. |
22. | E gjithë kjo ndodhi që të përmbushej fjala e Zotit, e thënë me anë të profetit që thotë: |
23. | ''Ja, virgjëresha do të mbetet shtatzënë dhe do të lindë një djalë, të cilit do t'i venë emrin Emanuel, që do të thotë: "Zoti me ne"''. |
24. | Dhe Jozefi, si u zgjua nga gjumi, veproi ashtu siç e kishte urdhëruar engjëlli i Zotit dhe e mori pranë vetës gruan e tij; |
25. | por ai nuk e njohu, derisa ajo lindi djalin e saj të parëlindur, të cilit ia vuri emrin Jezus. |
Matthew (1/28) → |