← Joshua (15/24) → |
1. | Pjesa që iu dha me short fisit të bijve të Judës, simbas familjeve të tyre, shtrihej deri në kufirin e Edomit, në shkretëtirën e Tsinit, në skajin jugor. |
2. | Kufiri i tyre jugor fillonte në skajin e Detit të Kripur, nga kepi që drejtohet në jug, |
3. | dhe zgjatej në jug në drejtim të të përpjetës së Akrabimit, kalonte nëpër Tsin, pastaj ngjitej në drejtim të Adarit dhe kthente nga ana e Karkaas; |
4. | kalonte pastaj nga Atsmoni dhe vazhdonte deri në përruan e Egjiptit, dhe mbaronte në det. "Ky do të jetë", tha Jozueu, "kufiri juaj në jug". |
5. | Kufiri në lindje ishte Deti i Kripur deri në grykëderdhjen e Jordanit. Kufiri verior fillonte me mëngën e detit pranë grykëderdhjes së Jordanit; |
6. | pastaj kufiri ngjitej në drejtim të Beth-Oglahut, kalonte në veri të Beth-Arabahut dhe ngjitej deri në gurin e Bohanit, birit të Rubenit. |
7. | Pastaj nga Lugina e Akorit kufiri ngjitej në Debir, kthehej prapa në veri në drejtim të Gilgalit, që ndodhet përballë së përpjetës të Adumumit, në jug të luginës; pastaj kufiri kalonte në ujërat e En-Shemeshit dhe mbaronte në En-Roguel. |
8. | Kufiri pas kësaj ngjitej nëpër luginën e birit të Hinonit deri te shpatet jugore të qytetit të Jebusejve (që është Jeruzalemi). Pastaj kufiri ngjitej deri në majën e malit që ndodhet përballë luginës së Hinomit në perëndim, që mbetet në skajin e luginës të Refaimit në veri. |
9. | Nga maja e malit kufiri shtrihej deri në burimin e ujërave të Neftoahut, vazhdonte në drejtim të qyteteve të malit Efron dhe pastaj kthente deri në Baalah, që është Kirjath-Jearimi. |
10. | Nga Baalahu kufiri kthente pastaj në perëndim të malit Seir, kalonte mbi faqen veriore të malit Jearim (që është Kesaloni), zbriste në Beth-Shemesh dhe kalonte nëpër Timah. |
11. | Pastaj kufiri arrinte anën veriore të Ekronit, kthente nga Shikroni, kalonte nëpër malin e Baalahut, shtrihej deri në Jabneel dhe mbaronte në det. |
12. | Kufiri në perëndim ishte Deti i Madh. Këta ishin rreth e qark kufijtë e bijve të Judës simbas familjeve të tyre. |
13. | Kalebit, birit të Jefunehut, Jozueu i dha një pjesë në mes të bijve të Judës, ashtu siç e kishte porositur Zoti; Kirjath-Arba, që është Hebroni (Arba ishte ati i Anakut). |
14. | Dhe Kalebi dëboi që andej tre djemtë e Anakut, Sheshain, Ahimanin dhe Talmain, pasardhës të Anakut; |
15. | Që këtej ai u ngrit kundër banorëve të Debirit (që më parë quhej Kirjath-Sefer). |
16. | Dhe Kalebi tha: "Atij që do të sulmojë Kirjath-Seferin dhe do ta shtjerë në dorë, unë do t'i jap për grua vajzën time Aksah". |
17. | Atëherë Othnieli, bir i Kenazit, vëllai i Kalebit, e shtiu në dorë, dhe Kalebi i dha për grua bijën e tij Aksah. |
18. | Kur ajo erdhi të banojë me të, i mbushi mendjen Othnielit t'i kërkonte atit të saj një fushë. Atëherë ajo zbriti nga gomari dhe Kalebi i tha: "Çfarë do?". |
19. | Ajo iu përgjigj: "Më bëj një dhuratë; mbasi më ke dhënë tokë në Negev, më jep edhe burime ujore". Kështu ai i dhuroi burimet e sipërme dhe burimet e poshtme. |
20. | Kjo qe trashëgimia e fisit të bijve të Judës, simbas familjeve të tyre; |
21. | qytetet e vendosura në skajin e fisit të bijve të Judës, në drejtim të kufirit të Edomit, në Negev ishin: Kabtseeli, Ederi dhe Jaguri, |
22. | Kinahu, Dimonahu, Adadahu, |
23. | Kadeshi, Hatsori, Ithnami, |
24. | Zifi, Telemi, Bealothi, |
25. | Hatsor-Hadattahu, Kerioth-Hetsroni (domethënë në Hatsori), |
26. | Amami, Shema, Moladahu, |
27. | Hatsar-Gadahu, Heshmoni, Beth-Peleti, |
28. | Hatsar-Shuali, Beer-Sheba, Bizjothjahu, |
29. | Baala, Ijimi, Etsemi, |
30. | Eltoladi, Kesili, Hormahu, |
31. | Tsiklagu, Madmanahu, Sansanahu, |
32. | Lebaothi, Shilhimi, Aini, Rimoni; gjithsej njëzet e nëntë qytete me fshatrat e tyre. |
33. | Në ultësirë: Eshaoli, Tsoreahu, Ashnahu, |
34. | Zanoahu, En-Ganimi, Tapuahu, Enami; |
35. | Jarmuthi, Adulami, Sosohu, Azekahu, |
36. | Shaaraimi, Adithaimi, Gederahu dhe Gederothaimi: katërmbëdhjetë qytete me gjithë fshatrat e tyre; |
37. | Tsenani, Hadashahu, Migdal-Gadi, |
38. | Dileani, Mitspahu, Joktheeli, |
39. | Lakishi, Bokskathi, Egloni, |
40. | Kaboni, Lahmasi, Kitlishi, |
41. | Gederothi, Beth-Dagoni, Naamahu dhe Makedahu; gjashtëmbëdhjetë qytete me gjithë fshatrat e tyre; |
42. | Libnahu, Etheri, Ashani; |
43. | Jiftahu, Ashna, Netsibi; |
44. | Kejlahu, Akzibi dhe Mareshahu: nëntë qytete me fshatrat e tyre; |
45. | Ekroni me qytetet dhe fshatrat e tij; |
46. | nga Ekroni deri në det, çdo gjë që ishte afër Ashdotit me fshatrat e tyre; |
47. | Ashdoti me gjithë qytetet dhe fshatrat e tij; Gaza me qytetet dhe fshatrat e tij deri në përroin e Egjiptit dhe në detin e Madh me bregun e tij. |
48. | Në zonën malore: Shanoiri, Jatiri dhe Sokohu, |
49. | Danahu, Kirjath-Sanahu, domethënë Debiri, |
50. | Anabi, Esthemothi, Animi, |
51. | Gosheni, Holoni dhe Gilohu: njëmbëdhjetë qytete bashkë me fshatrat e tyre; |
52. | Arabi, Dumahu, Esheani, |
53. | Janumi, Beth-Tapuahu, Afekahu, |
54. | Humtahu, Kirjath-Arba (domethënë Hebroni) dhe Tsiori: nëntë qytete me gjithë fshatrat e tyre; |
55. | Maoni, Karmeli, Zifi dhe Jutahu, |
56. | Jizreeli, Jokdeami, Zanoahu, |
57. | Kaini, Gibeahu dhe Timnahu: dhjetë qytete me fshatrat e tyre; |
58. | Halhuli, Beth-Tsuri, Gedori, |
59. | Maarathi, Beth-Anothi dhe Eltekoni: gjashtë qytete me fshatrat e tyre; |
60. | Kirjath-Baal (domethënë Kirjath-Jearimi) dhe Rabahu: dy qytete bashkë me fshatrat e tyre. |
61. | Në shkretëtirë: Beth-Arabahu, Midini, Sekakahu, |
62. | Nibshani, qyteti i kripës dhe Engedi: gjashtë qytete me fshatrat e tyre. |
63. | Përsa u përket Jebusejve që banonin në Jeruzalem, bijtë e Judës nuk mundën t'i dëbojnë; kështu që Jebusejtë kanë banuar në Jeruzalem bashkë me bijtë e Judës deri në ditën e sotme. |
← Joshua (15/24) → |