← Joshua (10/24) → |
1. | Kur Adoni-Tsedek, mbret i Jeruzalemit, mësoi që Jozueu kishte pushtuar Ain dhe kishte vendosur shfarosjen e tij, dhe kishte bërë në Ai dhe kundër mbretit të tij po atë që kishte bërë në Jeriko kundër |
2. | u frikësua shumë, sepse Gabaoni ishte një qytet i madh, si një qytet mbretëror dhe ishte më i madh se Ai; tërë banorët e tij ishin trima. |
3. | Prandaj Adoni-Tsedek, mbret i Jeruzalemit, dërgoi t'u thotë sa vijon Hohamit, mbretit të Hebronit, Pramit, mbretit të Jarmuthit, Jafias, mbretit të Lakishit dhe Debirit, mbretit të Eglonit: |
4. | "Ngjituni tek unë dhe më ndihmoni të sulmoj Gabaonin, sepse ka bërë paqe me Jozueun dhe me bijtë e Izraelit". |
5. | Kështu pesë mbretërit e Amorejve, mbreti i Jeruzalemit, mbreti i Herbonit, mbreti i Jarmuthit, mbreti i Lakishit dhe mbreti i Eglonit, u mblodhën, u ngjitën me të gjithë ushtritë e tyre, ngritën kampin e tyre përballë Gabaonit dhe e sulmuan. |
6. | Atëherë Gabaonitët i çuan fjalë Jozueut, që ndodhej në kampin e Gilgalit: "Mos u moho ndihmën shërbëtorve të tu; nxito të ngjitesh te ne, na shpëto dhe na ndihmo, sepse të gjithë mbretërit e Amorejve që banojnë në krahinën malore janë mbledhur kundër nesh". |
7. | Kështu Jozueu u ngjit në Gilgal, ai vetë me gjithë luftëtarët, të gjithë luftëtarë trima. |
8. | Zoti i tha Jozueut: "Mos ki frikë nga ata, sepse i kam lënë në duart e tua; asnjë prej tyre nuk do të jetë në gjendje të të rezistojë". |
9. | Kështu Jozueu u lëshua mbi ta papritmas, sepse kishte marshuar tërë natën nga Gilgali. |
10. | Kështu Zoti i theu para Izraelit, u shkaktoi një disfatë të madhe pranë Gabaonit, i ndoqi nëpër rrugën që ngjitet në Beth-Horon dhe i mundi deri në Azekah dhe Makedah. |
11. | Ndërsa iknin përpara Izraelit dhe ndodheshin në tatëpjetën e Beth-Horonit, Zoti hodhi kundër tyre nga qielli gurë të mëdhenj deri në Azekah, dhe ata vdiqën; ata që vdiqën nga breshëri i gurëve ishin më shumë se ata që bijtë e Izraelit vranë me shpatë. |
12. | Ditën që Zoti i dorëzoi Amorejtë në duat e bijve të Izraelit, Jozueu i foli Zotit dhe në prani të Izraelit tha: "O Diell, ndalu mbi Gabaonin, dhe ti, hënë, në luginën e Ajalonit!". |
13. | Kështu dielli u ndal dhe hëna qëndroi në vend deri sa mbaroi hakmarrja e popullit kundër armiqve të tij. A nuk është shkruar kjo në librin e të Drejtit? Kështu dielli u ndal në mes të qiellit dhe nuk u nxitua të perëndojë pothuajse një ditë të tërë. |
14. | Dhe nuk pati kurrë, as më parë dhe as më vonë, një ditë si ajo kur Zoti plotësoi dëshirën e zërit të një njeriu, pse Zoti luftoi për Izraelin. |
15. | Pastaj Jozueu dhe i tërë Izraeli bashkë me të u kthyen në kampin e Gilgalit. |
16. | Por ata pesë mbretër kishin ikur me vrap dhe ishin fshehur në shpellën e Makedahut. |
17. | Këtë ia thanë Jozueut: "Pesë mbretërit u gjetën të fshehur në shpellën e Makedahut". |
18. | Atëherë Jozueu tha: "Rrukullisni gurë të mëdhenj te hyrja e shpellës dhe vini njerëz që t'i ruajnë. |
19. | Ju ndërkaq mos u ndalni, por ndiqni armiqtë tuaj dhe goditni prapavijat e tij; mos i lejoni të hyjnë në qytetet e tyre, sepse Zoti, Perëndia juaj, i ka lënë në duart tuaja". |
20. | Kur Jozueu dhe bijtë e Izraelit mbaruan së shfarosuri armiqtë e tyre me një kërdi të madhe deri sa i zhdukën krejt, dhe ata që shpëtuan kërkuan strehë në qytetet e fortifikuara, |
21. | tërë populli u kthye shëndoshë e mirë pranë Jozueut në kampin e Makedahut. Askush nuk guxoi të flasë kundër ndonjërit prej bijve të Izraelit. |
22. | Atëherë Jozueu ta: "Hapni hyrjen e shpellës, nxirrni jashtë saj të pesë mbretërit dhe m'i sillni". |
23. | Kështu vepruan; nxorën nga shpella të pesë mbretërit dhe i çuan tek ai, domethënë mbreti i Jeruzalemit, mbreti i Hebronit, mbreti i Jarmuthit, mbreti i Lakishit dhe mbreti i Eglonit. |
24. | Kur u nxorën jashtë këta mbretër dhe u çuan tek Jozueu, ky thirri tërë njerëzit e Izraelit dhe u tha krerëve të luftëtarëve që kishin shkuar bashkë me të: "Afrohuni dhe vini këmbët tuaja mbi qafën e këtyre mbretërve". Ata u afruan dhe vunë këmbët e tyre mbi qafën e tyre. |
25. | Pastaj Jozueu u tha: "Mos kini frikë, mos u tmerroni, tregohuni të fortë dhe trima, sepse kështu do të veprojë Zoti me të gjithë armiqtë tuaj kundër të cilëve duhet të luftoni". |
26. | Pas kësaj Jozueu i rrahu dhe i bëri të vdesin, pastaj i vari në pesë pemë, ku mbetën të varur deri në mbrëmje. |
27. | Në perëndim të diellit, Jozueu urdhëroi t'i ulnin nga drurët dhe t'i hidhnin në shpellën ku ishin fshehur; pastaj në hyrje të shpellës vunë gurë të mëdhenj, që kanë mbetur aty deri sot. |
28. | Po atë ditë Jozueu mori Makedahun dhe i vrau me shpatë të gjithë bashkë me mbretin e tij; vendosi t'i shfarosë të gjithë personat që gjendeshin aty; nuk la asnjë të gjallë dhe e trajtoi mbretin e |
29. | Pastaj Jozueu dhe tërë Izraeli bashkë me të kaluan nga Makedahu në Libnah dhe e sulmuan këtë vend. |
30. | Zoti e dha edhe këtë qytet me gjithë mbretin e tij në duart e Izraelit; dhe Jozueu i vrau me shpatë të gjithë banorët e tij; nuk la asnjë njeri të gjallë dhe e trajtoi mbretin ashtu si kishte trajtuar mbretin e Jerikos. |
31. | Pastaj Jozueu, dhe tërë Izraeli bashkë me të, kaloi nga Libnahu në Lakish; vendosi kampin e vet kundër tij dhe e sulmoi. |
32. | Dhe Zoti e dha Lakishin në duart e Izraelit, që e pushtoi ditën e dytë dhe vrau me shpatë të gjithë personat që gjendeshin aty, pikërisht ashtu si kishte vepruar në Libnah. |
33. | Atëherë Horami, mbreti i Gezerit, shkoi në ndihmë të Lakishit; por Jozueu e mundi atë dhe popullin e tij dhe nuk la asnjë të gjallë. |
34. | Pastaj Jozueu dhe tërë Izraeli bashkë me të kaluan nga Lakishi në Eglon; e ngritën kampin e tyre kundër tij dhe e sulmuan. |
35. | E pushtuan po atë ditë dhe i vranë banorët me shpatë. Po atë ditë Jozueu vendosi të vriteshin gjithë personat që gjendeshin në vend, ashtu si kishte vepruar në Lakish. |
36. | Pastaj Jozueu dhe tërë Izraeli bashkë me të kaluan nga Egloni në Hebron dhe e sulmuan këtë. |
37. | E pushtuan dhe vranë me shpatë mbretin e tij, të gjitha qytetet dhe tërë personat që gjendeshin aty, nuk lanë asnjë njeri të gjallë, pikërisht ashtu si kishin vepruar në Eglon; por aty vendosi të shfarosen të gjithë personat që gjendeshin në vend. |
38. | Pastaj Jozueu dhe i tërë Izraeli bashkë me të u kthyen në drejtim të Debirit dhe e sulmuan. |
39. | Shtinë në dorë mbretin dhe të gjithë qytetet e tij; i vranë me shpatë dhe shfarosën të gjithë njerëzit që gjendeshin në vend; nuk mbeti asnjë i gjallë. Ai e trajtoi Debirin dhe mbretin e tij ashtu si kishte trajtuar Hebronin, Libnahun dhe mbretin e tij. |
40. | Jozueu goditi, pra, gjithë vendin, krahinën malore, Negevin, ultësirën, shpatet e maleve, gjithë mbretërit e tyre; vendosi të shfarosë çdo gjë të gjallë, ashtu si kishte urdhëruar Zoti, Perëndia i Izraelit. |
41. | Kështu Jozueu i mundi nga Kades-Barnea deri në Gaza dhe nga tërë vendi i Gosenit deri në Gabaon. |
42. | Në një herë të vetme Jozueu kapi tërë ata mbretër dhe vendet e tyre, sepse Zoti, Perëndia i Izraelit, luftonte për Izraelin. |
43. | Pastaj Jozueu dhe tërë Izraeli bashkë me të u kthyen në kampin e Gilgalit. |
← Joshua (10/24) → |