← Jonah (2/4) → |
1. | Atëherë Jona iu lut Zotit, Perëndisë të tij, nga barku i peshkut dhe tha: |
2. | "Në fatkeqësinë time i thirra Zotit dhe ai m'u përgjigj; nga gjiri i Sheolit i thirra dhe ti e dëgjove zërin tim. |
3. | Më hodhe në një vend të thellë, në zemër të deteve, rryma më mori dhe gjithë dallgët e tua dhe valët e tua më kaluan sipër. |
4. | Atëherë thashë: U dëbova nga prania jote. Megjithatë do të shikoj akoma në drejtim të tempullit tënd të shenjtë. |
5. | Ujërat më kanë rrethuar deri në shpirt, humnera më ka mbështjellë, algat u mblodhën rreth kokës sime. |
6. | Zbrita deri në themelet e maleve, toka mbylli shufrat e saj pas meje për gjithnjë, por ti e ngrite jetën time nga gropa, o Zot, Perëndia im. |
7. | Kur shpirti im po ligështohej brenda meje, kujtova Zotin, dhe lutja ime arriti deri te ti, në tempullin tënd të shenjtë. |
8. | Ata që jepen pas kotësive të rreme braktisin vetë burimin e hirit të tyre. |
9. | Por unë me zëra lëvdimi do të ofroj flijime dhe do të plotësoj betimet që kam bërë. Shpëtimi i përket Zotit". |
10. | Atëherë Zoti i foli peshkut dhe peshku e volli Jonan në breg. |
← Jonah (2/4) → |