| ← John (7/21) → |
| 1. | Pas këtyre gjërave, Jezusi përshkoi Galilenë, sepse nuk donte të endej nëpër Jude, nga që Judenjtë kërkonin ta vrisnin. |
| 2. | Por festa e Judenjve, ajo e Tabernakujve ishte afër. |
| 3. | Prandaj vëllezërit e tij i thanë: ''Nisu prej këndej dhe shko në Jude, që edhe dishepujt e tu t'i shohin veprat që ti bën. |
| 4. | Askush në fakt nuk bën asgjë në fshehtësi kur kërkon të nijhet botërisht; kur ti do të bësh gjëra të tilla, tregohu botës!''. |
| 5. | Në fakt as vëllezërit e tij nuk besonin në të. |
| 6. | Atëherë Jezusi u tha aytre: ''Koha ime nuk ka ardhur ende; por koha juaj është gjithmonë gati. |
| 7. | Bota nuk mund t'ju urrejë juve, por më urren mua sepse unë dëshmoj për të se veprat e saj janë të mbrapshta. |
| 8. | Ngjituni ju në këtë festë; unë nuk po ngjitem ende në këtë festë, sepse koha ime ende nuk është plotësuar''. |
| 9. | Dhe si u tha atyre këto gjëra, mbeti në Galile. |
| 10. | Mbasi vëllezërit e tij u ngjitën në festë, atëherë edhe ai u ngjit atje, jo haptas, por si fshehurazi. |
| 11. | Judenjtë, pra, e kërkonin gjatë festës dhe thoshnin: ''Ku është ai?''. |
| 12. | Në turmë pëshpëritej shumë për të; disa thoshnin: ''Ai është i mirë!''. Të tjerë thoshnin: ''Jo, madje ai e mashtron popullin''. |
| 13. | Por askush nuk fliste haptas për të, nga druajtja e Judenjve. |
| 14. | Por, aty nga mesi i festës, Jezusi u ngjit në tempull dhe mësonte. |
| 15. | Dhe Judenjtë mrrekulloheshin duke thënë: ''Si i ditka ky shkronjat, pa pasur studiuar?''. |
| 16. | Jezusi atëherë iu përgjigj atyre dhe tha: ''Doktrina ime nuk është imja, por e atij që më ka dërguar. |
| 17. | Në qoftë se dikush don të bëjë vullnetin e tij, do ta njohë nëse kjo doktrinë vjen nga Perëndia apo që unë flas nga vetja ime. |
| 18. | Kush flet nga vetja e tij kërkon lavdinë e vet, kurse ai që kërkon lavdinë e atij që e ka dërguar është i vërtetë, dhe në të nuk ka padrejtësi. |
| 19. | A nuk jua ka dhënë Moisiu ligjin? E pra, asnjë nga ju nuk e vë në praktikë ligjin. Pse kërkoni të më vritni?''. |
| 20. | Turma u përgjigj dhe tha: ''Ti ke një demon; kush kërkon të të vrasë?''. |
| 21. | Jezusi u përgjigj dhe u tha: ''Unë bëra një vepër dhe ju të gjithë jeni të mreku-lluar. |
| 22. | Prandaj Moisiu iu dha rrethprerjen (ajo nuk është prej Moisiut, por prej etërve); dhe ju e rrethpritni një njeri të shtunën. |
| 23. | Në qoftë se një njeri merr rrethprerjen të shtunën, që të mos shkelet ligji i Moisiut, ju zemëroheni kundër meje sepse shërova tërësishtë një njeri të shtunën? |
| 24. | Mos gjykoni sipas pamjes së jashtme, por gjykoni sipas drejtësisë!'' |
| 25. | Atëherë disa nga Jeruzalemi thanë: ''A nuk është ky ai që kërkojnë ta vrasin? |
| 26. | E megjithatë ja, ai po flet lirisht dhe nuk i thonë asgjë; mos kanë njohur krerët me të vërtetë se ai është Krishti? |
| 27. | Por ne e dimë se nga është ai; ndërsa kur të vijë Krishti, askush nuk do ta dijë se nga është''. |
| 28. | Atëherë Jezusi, duke mësuar në tempull, thirri dhe tha: ''Ju më njihni dhe e dini se nga jam, megjithatë unë s'kam ardhur nga vetja, por ai që më ka dërguar është i vërtetë dhe ju nuk e njihni. |
| 29. | Por unë atë e njoh, sepse jam nga ai dhe ai më dërgoi''. |
| 30. | Prandaj ata kërkonin ta kapnin, por askush nuk vuri dorë mbi të, sepse ora e tij s'kishte ardhur akoma. |
| 31. | Por shumë veta nga turma besuan në të dhe thoshnin: ''Kur të vijë Krishti, a do të bëjë më shumë shenja se këto që ka bërë ky?''. |
| 32. | Farisenjtë dëgjuan turmën duke pëshpëritur këto gjëra për të; prandaj farisenjtë dhe krerët e priftërinjve dërguan roje për ta kapur. |
| 33. | Atëherë Jezusi u tha atyre: ''Unë jam edhe për pak kohë me ju, pastaj do të shkoj tek ai që më ka dërguar. |
| 34. | Do të më kërkoni e nuk do të më gjeni; dhe atje ku do të jem unë, ju nuk do të mund të vini''. |
| 35. | Prandaj Judenjtë thonin në mes tyre: ''Ku do të shkojë ky që ne nuk do ta gjejmë? Mos do të shkojë tek ata që janë shpërndarë midis Grekëve, dhe të mësojë Grekët? |
| 36. | Çfarë deshi të thoshte kur tha: "Ju do të më kërkoni dhe nuk do të më gjeni"; dhe: "Atje ku do të jem unë, ju nuk mund të vini"?''. |
| 37. | Ditën e fundit, në ditën e madhe të festës, Jezusi u çua në këmbë dhe thirri duke thënë: ''Nëse dikush ka etje, le të vijë tek unë e të pijë. |
| 38. | Ai që beson në mua, siç ka thënë Shkrimi, nga brendësia e tij do të burojnë lumenj uji të gjallë''. |
| 39. | Por këtë ai e tha për Frymën, që do të merrnin ata që do të besonin në të; sepse Fryma e Shenjtë në fakt nuk ishte dhënë ende, sepse Jezusi ende nuk ishte përlëvduar. |
| 40. | Shumë veta nga turma, kur i dëgjuan këto fjalë, thoshnin: ''Ky është me të vërtetë Profeti!''. |
| 41. | Të tjerë thoshnin: ''Ky është Krishti''. Kurse të tjerë thoshnin: ''Vallë nga Galilea vjen Krishti? |
| 42. | A nuk thotë Shkrimi se Krishti vjen nga pasardhja e Davidit dhe nga Bethlehemi, fshati ku jetonte Davidi?''. |
| 43. | Kështu pati përçarje në turmë për shkak të tij. |
| 44. | Dhe disa prej tyre donin ta kapnin, por askush nuk vuri dorë mbi të. |
| 45. | Atëherë rojet u kthyen te krerët e priftërinjve dhe te farisenjtë, dhe këta u thanë atyre: ''Pse nuk e sollët?''. |
| 46. | Rojet u përgjigjen: ''Asnjeri nuk ka folur kurrë si ai njeri''. |
| 47. | Prandaj farisenjtë iu përgjigjën atyre: ''Mos u gënjyet edhe ju? |
| 48. | Mos vallë ndonjë nga krerët ose nga farisenjtë besoi në të? |
| 49. | Por kjo turmë, që nuk e njeh ligjin, është e mallkuar''. |
| 50. | Nikodemi, një prej tyre, i cili natën kishte shkuar te Jezusi, u tha atyre: |
| 51. | ''Ligji ynë dënon vallë një njeri para se ta ketë dëgjuar dhe ta dijë ç'ka bërë ai?''. |
| 52. | Ata u përgjigjën dhe i thanë: ''Mos je edhe ti nga Galilea? Hulumto Shkrimet dhe do të shohësh se nga Galilea s'ka dalë kurrë profet''. |
| 53. | Dhe secili u kthye në shtëpinë e vet. |
| ← John (7/21) → |