← Job (4/42) → |
1. | Atëherë Elifazi nga Temani u përgjigj dhe tha: |
2. | "A do të të bezdiste ndokush në rast se do të provonte të të fliste? Por kush mund t'i ndalë fjalët? |
3. | Ja ti ke mësuar shumë prej tyre dhe ua ke fortësuar duart e lodhura; |
4. | fjalët e tua u kanë dhënë zemër të lëkundurve dhe kanë forcuar gjunjët që gjunjëzohen. |
5. | Por tani që e keqja të zuri ty, nuk je në gjendje të veprosh; të ka goditur ty, dhe ti e ke humbur fare. |
6. | Mëshira jote a nuk është vallë besimi yt, dhe ndershmëria e sjelljes sate, shpresa jote? |
7. | Mbaje mend: cili i pafajmë është zhdukur vallë, dhe a janë shkatërruar vallë njerëzit e ndershëm? |
8. | Ashtu siç e kam parë unë vetë, ata që lërojnë paudhësinë dhe mbjellin mjerimin, vjelin frytet e tyre. |
9. | Me frymën e Perëndisë ata vdesin, era e zemërimit të tij i tret ata. |
10. | Vrumbullima e luanit, zëri i luanit të egër dhe dhëmbët e luanëve të vegjël janë thyer. |
11. | Luani vdes për mungesë gjahu dhe të vegjlit e luaneshës shpërndahen. |
12. | Një fjalë më ka ardhur fshehurazi dhe veshi im ka zënë pëshpëritjen e saj. |
13. | Midis mendimeve të vizioneve të natës, kur një gjumë i rëndë bie mbi njerëzit, |
14. | më pushtoi një llahtari e madhe dhe një rrëqethje që bëri të dridhen gjithë kockat e mia. |
15. | Një frymë më kaloi përpara, dhe m'u ngritën përpjetë qimet e trupit. |
16. | Ai u ndal, por nuk munda ta dalloj pamjen e tij; një figurë më rrinte para syve; kishte heshtje, pastaj dëgjova një zë që thoshte: |
17. | "A mund të jetë një i vdekshëm më i drejtë se Perëndia? A mund të jetë një njeri më i pastër se Krijuesi i tij? |
18. | Ja, ai nuk u zë besë as shërbëtorëve të tij, dhe gjen madje të meta edhe tek engjëjt e tij; |
19. | aq më tepër tek ata që banojnë në shtëpi prej argjile, themelet e të cilave janë në pluhur, dhe shtypen si një tenjë. |
20. | Nga mëngjesi deri në mbrëmje shkatërrohen; zhduken për fare, dhe asnjeri nuk i vë re. |
21. | Litarin e çadrës së tyre vallë a nuk ua këpusin? Ata vdesin, por pa dituri"". |
← Job (4/42) → |