← Job (36/42) → |
1. | Elihu vazhdoi edhe më, duke thënë: |
2. | "Prit edhe pak dhe do të të tregoj që ka ende gjëra për të thënë nga ana e Perëndisë. |
3. | Do ta sjell larg atë që di dhe do t'i jap hak atij që më ka krijuar. |
4. | Sigurisht fjalët e mia nuk janë të rreme; para teje ke një njeri me njohuri të përsosur. |
5. | Ja, Perëndia është i fuqishëm, por nuk përçmon njeri; është i fuqishëm në forcën e diturisë së tij. |
6. | Ai nuk e lë të jetojë njeriun e keq dhe u siguron drejtësinë të shtypurve. |
7. | Nuk i heq sytë nga të drejtët, por bën që të ulen për gjithnjë me mbretërit mbi fronin; kështu ata rrinë lart. |
8. | Por në rast se janë të lidhur me zinxhira dhe të mbajtur me veriga pikëllimi, |
9. | atëherë u tregon veprat e tyre dhe shkeljet e tyre, sepse u është rritur mendja. |
10. | Kështu ai ua hap veshët për t'u ndrequr dhe i nxit të largohen nga e keqja. |
11. | Në rast se ata e dëgjojnë dhe nënshtrohen, do t'i mbarojnë ditët e tyre në mirëqënie dhe vitet e tyre në gëzime; |
12. | por, në rast se nuk e dëgjojnë, do të vdesin nga shpata, do të vdesin pa ardhur në vete. |
13. | Por të pabesët nga zemra mbledhin zemërimin, nuk bërtasin për të kërkuar ndihmë, |
14. | kështu ata vdesin ende të rinj, dhe jeta e tyre mbaron midis Sodomitëve. |
15. | Perëndia çliron të pikëlluarit me anë të pikëllimit të tyre dhe u hap veshët me anë të fatkeqësisë. |
16. | Ai dëshiron të të largojë edhe ty nga kafshimi i fatkeqësisë, që të të çojë në një vend të gjerë pa kufizim, me një tryezë të shtruar me ushqime të shijshme. |
17. | Por ti je mbushur me mendimin e njeriut të keq, dhe gjykimi e drejtësia do të të kapin. |
18. | Në rast se ekziston zemërimi, ki kujdes që ai të mos të të fshijë me një goditje të vetme, sepse një shumë e madhe parash nuk do të mund të largonte. |
19. | Vallë a do t'i çmojë pasuritë e tua, kur ai ka ar dhe të gjitha burimet e fuqisë? |
20. | Mos dëshiro natën, gjatë së cilës njerëzia çohet larg nga vendi i saj. |
21. | Ki kujdes të mos anosh nga paudhësia, sepse ti ke preferuar këtë pikëllim. |
22. | Ja, Perëndia ka shkëlqyer në fuqinë e tij; kush mund të na mësojë si ai? |
23. | Vallë, kush mund t'i imponojë rrugën që duhet ndjekur dhe kush mund t'i thotë: "Ti ke bërë keq"? |
24. | Kujtohu të lartësosh veprat e tij, që njerëzit i kanë kënduar; |
25. | tërë njerëzit i admirojnë, vdekatari mund t'i soditë nga larg. |
26. | Po, Perëndia është i madh, por ne nuk e njohim, dhe numri i viteve të tij është i panjohshëm. |
27. | Ai tërheq atje lart pikat e ujit në formë avulli, i cili dëndësohet pastaj në shi, |
28. | që retë zbrazin dhe lëshojnë mbi njeriun në sasi të madhe. |
29. | Kush mund të kuptojë shtjellimin e reve, shungullimën që shpërthen në çadrën e tij? |
30. | Ja, ai përhap rreth vetes dritën e tij dhe mbulon thellësitë e detit. |
31. | Me anë të tyre dënon popujt dhe jep ushqime me shumicë. |
32. | Mbulon duart me rrufetë dhe i urdhëron ato të godasin shenjën. |
33. | Bubullima flet për të, edhe bagëtia e ndjen furtunën që po vjen. |
← Job (36/42) → |