← Job (35/42) → |
1. | Elihu vazhdoi të flasë dhe tha: |
2. | "A të duket një gjë e drejtë kur thua: "Jam më i drejtë se Perëndia"? |
3. | Në fakt ke thënë: "Ç'dobi ke? Çfarë dobie do të kisha nga mëkati im?". |
4. | Do të të përgjigjem ty dhe miqve të tu bashkë me ty. |
5. | Sodite qiellin dhe shiko me kujdes; shih retë, që ndodhen më lart se ti. |
6. | Në qoftë se ti mëkaton, çfarë efekti ka mbi të? Në qoftë se ti i shumëzon prapësitë e tua çfarë dëmi i shkakton? |
7. | Në rast se je i drejtë, çfarë i jep, ose çfarë merr ai nga dora jote? |
8. | Ligësia jote mund të dëmtojë vetëm një njeri si ti, dhe drejtësia jote mundet t'i sjellë vetëm dobi birit të një njeriu. |
9. | Ngrihet zëri për numrin e madh të shtypjeve, ngrihet zëri për të kërkuar ndihmë për shkak të dhunës së të fuqishmëve; |
10. | por asnjeri nuk thotë: "Ku është Perëndia, krijuesi im, që natën të jep këngë gëzimi, |
11. | që na mëson më tepër gjëra se sa kafshëve të fushave dhe na bën më të urtë se zogjtë e qiellit?" |
12. | Kështu ngrihen zëra, por ai nuk përgjigjet për shkak të krenarisë së njerëzve të këqij. |
13. | Me siguri Perëndia nuk ka për t'i dëgjuar ligjëratat boshe dhe i Plotfuqishmi nuk do t'jua vërë veshin. |
14. | Edhe sikur ti të thuash se nuk e shikon atë, çështja jote qëndron para tij, dhe ti duhet të presësh. |
15. | Por tani, duke qenë se në zemërimin e tij ai nuk dënon dhe nuk u jep shumë rëndësi shkeljeve, |
16. | Jobi hap kot buzët dhe mbledh fjalë që nuk kanë arsye". |
← Job (35/42) → |