← Job (27/42) → |
1. | Jobi e mori fjalën përsëri dhe tha: |
2. | "Ashtu si rron Perëndia që më ka hequr të drejtën time dhe i Plotfuqishmi që më ka hidhëruar shpirtin, |
3. | deri sa të ketë një frymë jete tek unë dhe të jetë fryma e Perëndisë në flegrat e hundës sime, |
4. | buzët e mia nuk do të thonë asnjë ligësi, as gjuha ime nuk ka për të shqiptuar asnjë gjë të rreme. |
5. | Nuk do të pranoj që ju keni të drejtë; deri në regëtimat e fundit nuk do të heq dorë nga ndershmëria ime. |
6. | Do të qëndroj i patundur në drejtësinë time, pa bërë lëshime; zemra nuk më qorton asnjë nga ditët e mia. |
7. | Armiku im qoftë si njeriu i keq, dhe ai që ngrihet kundër meje ashtu si njeriu i padrejtë. |
8. | Çfarë shprese mund të ketë në fakt i pabesi, edhe sikur të arrijë të sigurojë fitime, kur Perëndia i heq jetën? |
9. | A do ta dëgjojë Perëndia britmën e tij, kur mbi të do të bjerë fatkeqësia? |
10. | A do t'i vërë kënaqësitë e tij vallë tek i Plotfuqishmi dhe do të kërkojë ndihmën e Perëndisë në çdo kohë? |
11. | Do t'ju jap mësime mbi fuqinë e Perëndisë, nuk do t'ju fsheh qëllimet e të Plotfuqishmit. |
12. | Por ju të gjithë i keni vënë re këto gjëra, pse, pra, silleni në mënyrë kaq të kotë? |
13. | Ky është fati që Perëndia i rezervon njeriut të keq, trashëgimia që njerëzit që përdorin dhunën marrin nga i Plotfuqishmi. |
14. | Në rast se ka një numër të madh bijsh, këta i destinohen shpatës, dhe trashëgimtarët e tij nuk do të kenë bukë për t'u ngopur. |
15. | Ata që do të mbijetojnë pas tij do të varrosen nga vdekja dhe të vejat e tyre nuk do të qajnë. |
16. | Në rast se grumbullon argjend si pluhur dhe mbledh rrobe si baltë, |
17. | ai i grumbullon, por do t'i veshë i drejti, dhe argjendin do ta ndajë i pafajmi. |
18. | Ai ndërton shtëpinë e tij si një mole, si një kasolle që e ka bërë një rojtar. |
19. | I pasuri bie në shtrat, por nuk do të bashkohet me njerëzit e tij; hap sytë dhe nuk është më. |
20. | Tmerri e kap në befasi si ujërat; në mes të natës një furtunë e rrëmben tinëzisht. |
21. | Era e lindjes e merr me vete dhe ai ikën, e fshin nga vendi i tij si një vorbull. |
22. | Ajo sulet kundër tij pa mëshirë, ndërsa ai kërkon në mënyrë të dëshpëruar të shpëtojë nga ajo dorë, |
23. | njerëzia duartroket në mënyrë tallëse për të dhe fërshëllen kundër tij nga vendi ku ndodhet". |
← Job (27/42) → |