| ← Job (25/42) → |
| 1. | Atëherë Bildadi nga Shuahu u përgjigj dhe tha: |
| 2. | "Atij i përkasin sundimi dhe terrori: ai sjell paqen në vendet e tij shumë të larta. |
| 3. | A mund të llogariten vallë ushtritë e tij? Dhe mbi kë nuk del drita e tij? |
| 4. | Si mund të jetë, pra, njeriu i drejtë përpara Perëndisë, ose si mund të jetë i pastër një i lindur nga një grua? |
| 5. | Dhe në se edhe hëna nuk shkëlqen dhe yjet nuk janë të pastër në sytë e tij, |
| 6. | aq më pak njeriu, që është një vemje, biri i njeriut që është një krimb!". |
| ← Job (25/42) → |