← James (4/5) → |
1. | Ju kërkoni dhe nuk merrni, sepse kërkoni keqas që të shpenzoni për kënaqësitë tuaja. |
2. | O shkelës dhe shkelëse të kurorës, a nuk e dini se miqësia me botën është armiqësi me Perëndinë? Ai, pra, që don të jetë mik i botës bëhet armik i Perëndisë. |
3. | Apo pandehni se Shkrimi thotë kot: ''Fryma që rri në ne a lakmon deri në smirë''? |
4. | Por ai jep hir edhe më të madh; prandaj thotë: ''Perëndia u kundërvihet mendjemëdhenjve dhe u jep hir të përulurve''. |
5. | Nënshtrojuni, pra, Perëndisë, kundërshtoni djallin dhe ai do të largohet nga ju! |
6. | Afrohuni te Perëndia dhe ai do t'ju afrohet juve; pastroni duart tuaja, o mëkatarë; dhe pastroni zemrat o njerëz me dy mendje! |
7. | Pikëllohuni, mbani zi dhe qani; të qeshurit tuaj le të kthehet në zi, dhe gëzimi në trishtim. |
8. | Përuluni përpara Zotit, dhe ai do t'ju lartësojë! |
9. | Mos flisni keq për njeri tjetrin, vë-llezër; ai që flet kundër vëllait dhe e gjykon vëllanë e vet, flet kundër ligjit dhe gjykon ligjin; dhe, po të gjykosh ligjin, ti nuk je zbatues i ligjit, por gjykatës. |
10. | Ka vetëm një Ligjdhënës, që mund të të shpëtojë ose të të çojë në humbje; por ti kush je që gjykon një tjetër? |
11. | Dhe tani, ju që thoni: ''Sot ose nesër do të shkojmë në atë qytet, dhe do të rrijmë atje një vit, do të tregtojmë dhe do të fitojmë'', |
12. | ndërsa nuk dini për të nesërmen. Sepse ç'është jeta? Éshtë avull që duket për pak, dhe pastaj humbet. |
13. | Në vend që të thoni: ''Në dashtë Zoti dhe në paçim jetë, ne do të bëjmë këtë ose atë gjë''. |
14. | Ju, përkundrazi, mburreni në arrogancën tuaj; çdo mburrje e tillë është e keqe. |
15. | Ai, pra, që di të bëjë të mirë edhe nuk e bën, bën mëkat. |
16. | Dhe tani ju, o pasanikë: qani dhe vajtoni për të këqijat që do t'ju zënë! |
17. | Pasuria juaj u kalb dhe rrobat tuaja i brejti tenja. |
← James (4/5) → |