← Hebrews (6/13) → |
1. | nga doktrina për pagëzimet, të vënies së duarve, të ringjalljes të të vdekurve dhe të gjyqit të përjetshëm; |
2. | dhe këtë do ta bëjmë, në e lejoftë Perëndia. |
3. | Sepse ata që janë ndriçuar një herë, e shijuan dhuntinë qiellore dhe u bënë pjestarë të Frymës së Shenjtë, |
4. | dhe shijuan fjalën e mirë të Perëndisë dhe mrrekullitë e jetës së ardhshme, |
5. | dhe po u rrëzuan, është e pamundur t'i sjellësh përsëri në pendim, sepse ata, për vete të tyre, e kryqëzojnë përsëri Birin e Perëndisë dhe e poshtërojnë. |
6. | Sepse toka, që pi shiun, i cili bie shpesh mbi të dhe prodhon barëra të dobishme për ata që e punojnë, merr bekim nga Perëndia; |
7. | kurse, po të prodhojë ferra e murriza, shahet edhe afër mallkimit dhe fundi i vet është për t'u djegur. |
8. | Dhe ndonëse flasim kështu, ne, o të dashur, lidhur me ju jemi të bindur për gjëra më të mira dhe që i takojnë shpëtimit; |
9. | sepse Perëndia nuk është i padrejtë, që të harrojë veprën dhe mundimin tuaj të dashurisë që treguat për emrin e tij me shërbesën që u bëtë dhe po u bëni shenjtorëve. |
10. | Dhe dëshirojmë që secili nga ju të tregojë deri në fund të njëjtin zell për të arritur në sigurimin e plotë të shpresës, |
11. | që të mos bëheni përtacë, por t'u përngjani atyre që nëpërmjet besim dhe durim trashëgojnë premtimet. |
12. | Sepse kur Perëndia i dha premtimin Abrahamit, duke qenë se s'kishte ndonjë më të madh që të përbetohej, bëri be me veten e tij |
13. | duke thënë: ''Sigurisht do të të bekoj dhe do të të shumoj fort''. |
14. | Dhe kështu Abrahami, duke pritur me durim, fitoi premtimin. |
15. | Sepse njerëzit bëjnë be për dikë që është më i madh, dhe në këtë mënyrë betimi për ta është garancia që i jep fund çdo mosmarrëveshjeje. |
16. | Kështu Perëndia, duke dashur t'u tregojë trashëgimtarëve të premtimit në mënyrë më të qartë palëkundshmërinë e vendimit të tij vuri ndërmjetës betimin, |
17. | që me anë të dy gjërave të pandryshueshme, në të cilat është e pamundur të Perëndia të gënjejë, të kemi trimërim të madh ne, që kemi kërkuar strehë duke u kapur nga shpresa që na u vu përpara. |
18. | Kjo shpresë që ne kemi është si një spirancë e sigurt dhe e patundur, dhe që hyn deri në brendësinë e velit, |
19. | ku ka hyrë Krishti, si pararendës për ne, pasi u bë kryeprift në amshim sipas rendit të Melkisedekut. |
20. | Sepse ky Melkisedeku, mbret i Salemit dhe prift i Shumë të Lartit Perëndi, i doli përpara Abrahamit, kur po kthehej nga disfata e mbretërve dhe e bekoi; |
← Hebrews (6/13) → |