← Genesis (5/50) → |
1. | Ky është libri i prejardhjes së Adamit. Ditën që Perëndia krijoi njeriun e bëri të ngjashëm me Perëndinë. |
2. | Ai i krijoi mashkull dhe femër, i bekoi dhe u dha emrin njeri, ditën që u krijuan. |
3. | Adami jetoi njëqind e tridhjetë vjet dhe i lindi një djalë që i përngjiste, një lloj në shëmbëlltyrë të tij dhe e quajti Seth. |
4. | Mbas lindjes së Sethit, Adami jetoi tetëqind vjet dhe pati bij dhe bija. |
5. | Kështu Adami jetoi gjithsej nëntëqind e tridhjetë vjet; pastaj vdiq. |
6. | Sethi jetoi njëqind e pesë vjet dhe i lindi Enoshi. |
7. | Pas lindjes së Enoshit, Sethi jetoi tetëqind e shtatë vjet dhe pati bij e bija të tjerë. |
8. | Kështu tërë koha që Sethi jetoi qe nëntëqind e dymbëdhjetë vjet; pastaj vdiq. |
9. | Enoshi jetoi nëntëdhjetë vjet dhe i lindi Kenani. |
10. | Mbas lindjes së Kenanit, Enoshi jetoi tetëqind e pesëmbëdhjetë vjet dhe pati bij e bija të tjerë. |
11. | Kështu Enoshi jetoi gjithsej nëntëqind e pesë vjet; pastaj vdiq. |
12. | Kenani jetoi shtatëdhjetë vjet dhe i lindi Mahalaleeli. |
13. | Mbas lindjes së Mahalaleelit, Kenani jetoi tetëqind e dyzet vjet dhe pati bij e bija të tjerë. |
14. | Kështu Kenani jetoi gjithsej nëntëqind e dhjetë vjet; pastaj vdiq. |
15. | Mahalaleeli jetoi gjashtëdhjetë e pesë vjet dhe i lindi Jaredi. |
16. | Mbas lindjes së Jaredit, Mahalaleeli jetoi tetëqind e tridhjetë vjet dhe pati bij e bija të tjerë. |
17. | Kështu Mahalaleeli jetoi gjithsej tetëqind e nëntëdhjetë e pesë vjet; pastaj vdiq. |
18. | Jaredi jetoi njëqind e gjashtëdhjetë e dy vjet dhe i lindi Enoku. |
19. | Mbas lindjes së Enokut, Jaredi jetoi tetëqind vjet dhe pati bij dhe bija të tjerë. |
20. | Kështu Jaredi jetoi gjithsej nëntëqind e gjashtëdhjetë e dy vjet; pastaj vdiq. |
21. | Enoku jetoi gjashtëdhjetë e pesë vjet dhe i lindi Methuselahu. |
22. | Mbas lindjes të Methuselahut, Enoku eci me Perëndinë treqind vjet dhe pati bij e bija të tjerë. |
23. | Kështu Enoku jetoi gjithsej treqind e gjashtëdhjetë e pesë vjet. |
24. | Pra Enoku eci me Perëndinë, por nuk u gjend më, sepse Perëndia e mori me vete. |
25. | Metuselahu jetoi njëqind e tetëdhjetë e shtatë vjet dhe i lindi Lameku. |
26. | Mbas lindjes së Lamekut, Metuselahu jetoi shtatëqind e tetëdhjetë e dy vjet dhe i lindën bij e bija. |
27. | Kështu Metuselahu jetoi gjithsej nëntëqind e gjashtëdhjetë e nëntë vjet; pastaj ai vdiq. |
28. | Lameku jetoi njëqind e tetëdhjetë e dy vjet dhe i lindi një bir; |
29. | dhe i vuri emrin Noe, duke thënë: "Ky do të na ngushëllojë për punën tonë dhe për mundin e duarve tona, për shkak të tokës që Zoti e ka mallkuar". |
30. | Pasi solli në këtë botë Noeun, Lameku jetoi pesëqind e nëntëdhjetë e pesë vjet dhe i lindën bij e bija të tjerë. |
31. | Kështu Lameku jetoi gjithsej shtatëqind e shtatëdhjetë e shtatë vjet, pastaj ai vdiq. |
32. | Noeut, në moshën pesëqind vjeç, i lindi Semi, Kami dhe Jafeti. |
← Genesis (5/50) → |