| ← Genesis (36/50) → |
| 1. | Këta janë pasardhësit e Esaut, që është Edomi. |
| 2. | Esau i mori gratë e tij nga bijat e Kanaanëve: Adën, e bija e Elonit Hiteut, dhe Oholibamahën, e bija e Cibeonit Hiveut; |
| 3. | dhe Basemathin, e bija e Ismaelit dhe motra e Nebajothit. |
| 4. | Ada i lindi Esaut Elifazin; |
| 5. | Basemathi lindi Reuelin, kurse Oholibamahu lindi Jeushin, Jalamin dhe Korahin. Këta janë bijtë e Esaut që i lindën në vendin e Kanaanit. |
| 6. | Pastaj Esau mori gratë e tij, bijtë dhe bijat e tij, gjithë njerëzit e shtëpisë së tij, kopetë e tij, tërë bagëtinë e tij dhe tërë pasurinë që kishte blerë në vendin e Kanaanëve, dhe shkoi në një vend, larg vëllait të tij Jakob, |
| 7. | sepse pasuritë e tyre ishin tepër të mëdha, që ata të mund të banonin bashkë; vendi ku rrinin nuk ishte në gjendje t'i mbante për shkak të bagëtisë së tyre. |
| 8. | Kështu Esau u vendos mbi malin e Seirit; Esau është Edomi. |
| 9. | Këta janë pasardhësit e Esaut, atit të Edomitëve, në malin e Seirit. |
| 10. | Këta janë emrat e bijve të Esaut: Elifazi, i biri i Adës, gruaja e Esaut; Reueli, i biri i Bazemathës, gruaja e Esaut. |
| 11. | Bijtë e Elifazit qenë: Temani, Omari, Cefoni, Gatami dhe Kenaci. |
| 12. | Timna ishte konkubina e Elifazit, i biri i Esaut. Ajo i lindi Amalekun Elifazit. Këta qenë bijtë e Adës, gruaja e Esaut. |
| 13. | Këta qenë bijtë e Reuelit: Nahathi dhe Zerahu, Shamahu dhe Micahu. Këta qenë bijtë e Basemathës, gruaja e Esaut. |
| 14. | Këta qenë bijtë e Oholibamahës, e bija e Anahut, e bija e Cibeonit, gruaja e Esaut; ajo i lindi Esaut: Jeushin, Jalamin dhe Korahun. |
| 15. | Këta qenë krerët e bijve të Esaut: bijtë e Elifazit, i parëlinduri i Esaut; kreu Teman, kreu Omar, kreu Cefo, kreu Kenaz, |
| 16. | kreu Korah, kreu Gatam dhe kreu Amalek; këta qenë krerët e rrjedhur nga Elifazi në vendin e Edomit; ata qenë bijtë e Adës. |
| 17. | Këta qenë bijtë e Reuelit, i biri i Esaut: kreu Nahath, kreu Zerah, kreu Shamah dhe kreu Micah; këta qenë krerët e rrjedhur nga Reueli në vendin e Edomit; ata qenë bijtë e Basemathës, gruaja e Esaut. |
| 18. | Këta qenë bijtë e Oholibamahës, gruaja e Esaut, kreu Jeush; kreu Jeush, kreu Jalam dhe kreu Korah; ata qenë krerët e rrjedhur nga Oholibamah, e bija e Anahut dhe gruaja e Esaut. |
| 19. | Këta qenë bijtë e Esaut, që është Edomi, dhe këta qenë krerët e tyre. |
| 20. | Këta qenë bijtë e Seirit, Horeut, që banonin atë vend: Lotani, Shobali, Cibeoni, Anahu. |
| 21. | Dishoni, Etseri dhe Dishani. Këta qenë krerët e Horejve, bijtë e Seirit, në vendin e Edomit. |
| 22. | Bijtë e Lotanit qenë: Hori dhe Hemami; dhe motra e Lotanit qe Timna. |
| 23. | Këta qenë bijtë e Shobalit: Alvani, Manahathi, Ebali, Shefo dhe Onami. |
| 24. | Këta qenë bijtë e Cibeonit: Aja dhe Anahu. Anahu është ai që zbuloi në shkretëtirë ujëra të nxehta ndërsa po kulloste gomarët e Cibeonit, atit të tij. |
| 25. | Këta qenë bijtë e Anahut: Dishoni dhe Oholibamah, e bija e Anahut. |
| 26. | Këta qenë bijtë e Dishonit: Hemdani, Eshbani, Ithrani dhe Kerani. |
| 27. | Këta qenë bijtë e Etserit: Bilhani, Zaavani dhe Akani. |
| 28. | Këta qenë bijtë e Dishanit: Utsi dhe Arani. |
| 29. | Këta qenë krerët e Horejve: kreu Lothan, kreu Shobal, kreu Cibeon, kreu Anah, |
| 30. | kreu Dishon, kreu Etser, kreu Dishan. Këta qenë krerët e Horejve, krerët që ata patën në vendin e Seirit. |
| 31. | Këta qenë mbretërit që mbretëruan në vendin e Edomit, para se ndonjë mbret të sundonte mbi bijtë e Izraelit: |
| 32. | Bela, i biri i Beorit, mbretëroi në Edom, dhe emri i qytetit të tij qe Dinhabah. |
| 33. | Bela vdiq dhe në vend të tij mbretëroi Jobabi, i biri i Zerahut, nga Botsrahu. |
| 34. | Jobabi vdiq dhe në vend të tij mbretëroi Hushami, nga vendi i Temanitëve. |
| 35. | Hushami vdiq, dhe në vend të tij mbretëroi Hadabi, i biri i Bedadit, që mundi Madianitët në fushat e Moabit; dhe emri i qytetit të tij qe Avith. |
| 36. | Hadadi vdiq dhe në vend të tij mbretëroi Samlahu, nga Masrekahu. |
| 37. | Samlahu vdiq dhe në vend të tij mbretëroi Sauli nga Rohoboth, mbi Lumë. |
| 38. | Sauli vdiq dhe në vend të tij mbretëroi Baal-Hanani, i biri i Akborit. |
| 39. | Baal-Hanani, i biri i Akborit, vdiq dhe në vendin e tij mbretëroi Hadari. Emri i qytetit të tij qe Pau, dhe emri i gruas së tij qe Mehetabel, e bija e Metredës dhe e Mezahabut. |
| 40. | Këto qenë emrat e krerëve të Esaut, simbas familjeve të tyre dhe territoreve të tyre, me emrat e tyre; kreu Timnah, kreu Alvah, kreu Jetheth, |
| 41. | kreu Oholibamah, kreu Elah, kreu Pinon, |
| 42. | kreu Kenac, kreu Teman, kreu Mibcar, |
| 43. | kreu Magdiel dhe kreu Iram. Këta qenë krerët e Edomit simbas vendbanimit të tyre, në vendin që zotëronin. Ky qe Esau, ati i Edomitëve. |
| ← Genesis (36/50) → |