| ← Genesis (10/50) → |
| 1. | Këta janë pasardhësit e bijve të Noeut: Semit, Kamit dhe Jafetit; mbas përmbytjes, atyre u lindën fëmijë. |
| 2. | Jafeti pati si bij: Gomerin, Magogun, Madainin, Javanin, Tubalin, Meshekun dhe Tirasin. |
| 3. | Bijtë e Gomerit qenë: Ashkenazi, Rifathi dhe Togarmahu. |
| 4. | Bijtë e Javanit qenë: Elishami, Tarshishi, Kitimi dhe Dodanimi. |
| 5. | Prej tyre rrjedhin popujt e shpërndarë në ishujt e kombeve, në vendet e tyre të ndryshme, secili simbas gjuhës së vet, simbas familjeve të tyre dhe kombeve të tyre. |
| 6. | Bijtë e Kamit qenë: Kushi, Mitsraimi, Puti dhe Kanaani. |
| 7. | Bijtë e Kushit qenë: Seba, Havilahu, Sabtahu, Raamahu dhe Sabtekahu; dhe bijtë e Raamahut qenë: Sheba dhe Dedani. |
| 8. | Kushit i lindi Nimrodi, që filloi të jetë një njeri i fuqishëm mbi tokë. |
| 9. | Ai qe një gjahtar i fuqishëm para Zotit; prandaj thuhet: "Si Nimrodi, gjahtari i fuqishëm para Zotit". |
| 10. | Dhe fillimi i mbretërimit të tij qe Babeli, Ereku, Akadi dhe Kalmehu në vendin e Shinarit. |
| 11. | Nga ky vend shkoi në Asiri dhe ndërtoi Ninivën, Rehoboth-Irin dhe Kalahun; |
| 12. | midis Ninivës dhe Kalahut ndërtoi Resenin (që është qyteti i madh). |
| 13. | Mitsraimit i lindën Ludimët, Ananimët, Lehabimët, Nuftuhimët, |
| 14. | Pathrusimët, Kasluhimët (prej të cilëve dolën Filistejtë) dhe Kaftorimët. |
| 15. | Kanaanit i lindi Sidoni, i parëlinduri i tij, dhe Heti, |
| 16. | dhe Gebusejtë, Amorejtë, Girgasejtë, |
| 17. | Hivejtë, Arkejtë, Sinejtë, |
| 18. | Arvadejtë, Cemarejtë dhe Hamathejtë. Pastaj familjet e Kanaanëve u shpërndanë. |
| 19. | Dhe kufijtë e Kanaanëve shkuan nga Sidoni, në drejtim të Gerarit, deri në Gaza; dhe në drejtim të Sodomës, Gomorës, Admës dhe Ceboimoit deri në Lesha. |
| 20. | Këta janë bijtë e Kamit, simbas familjeve të tyre, simbas gjuhëve të tyre, në vendet e tyre, në kombet e tyre. |
| 21. | Edhe Semit, babai i të gjithë fëmijëve të Eberit dhe vëlla madhor i Jafetit, i lindën bij. |
| 22. | Bijtë e Semit qenë: Elami, Asuri, Arpakshadi, Ludi dhe Arami. |
| 23. | Bijtë e Aramit qenë: Uzi, Huli, Getheri dhe Mashi. |
| 24. | Nga Arpakshadi lindi Shelahu dhe nga Shelahu Eberi. |
| 25. | Eberit i lindën dy bij; emri i njërit prej tyre ishte Peleg, sepse në ditët e tij toka u nda, dhe emri i të vëllait ishte Joktan. |
| 26. | Nga Joktani lindën Almodadi, Shelefi, Hatsarmavethi dhe Jerahu, |
| 27. | Hadorami, Uzali, Diklahu, |
| 28. | Obali, Abimaeli, Sheba, |
| 29. | Ofiri, Havilahu dhe Jobabi. Tërë këta qenë bij të Joktanit. |
| 30. | Dhe vendbanimi i tyre qe mali lindor, nga Mesha deri në Sefar. |
| 31. | Këta janë bijtë e Semit, simbas familjeve të tyre, simbas gjuhëve të tyre, në vendet e tyre simbas kombëve të tyre. |
| 32. | Këto janë familjet e bijve të Noeut, simbas brezave të tyre, në kombet e tyre; dhe prej tyre dolën kombet që u shpërndanë në tokë mbas përmbytjes. |
| ← Genesis (10/50) → |