| ← Galatians (4/6) → | 
| 1. | por ai është nën kujdestarë dhe administratorë deri në kohën e caktuar nga i ati. | 
| 2. | Kështu edhe ne, sa ishim të mitur, ishim të robëruar nën elementet e botës, | 
| 3. | por, kur u mbush koha, Perëndia dërgoi Birin e tij, të lindur prej gruaje, të nënshtruar ligjit, | 
| 4. | që të shpengonte ata që ishin nën ligj, që ne të fitojmë birërinë. | 
| 5. | Dhe, duke qenë se jeni bij, Perëndia dërgoi Frymën e Birit të tij në zemrat tuaja që thërret: ''Abba, Atë!''. | 
| 6. | Prandaj ti nuk je më shërbëtor, por bir; dhe në qoftë se je bir, je edhe trashëgimtar i Perëndisë me anë të Krishtit. | 
| 7. | Por atëherë, duke mos njohur Perëndinë, u shërbyet atyre që prej natyre nuk janë perëndi; | 
| 8. | kurse tani, mbasi njohët Perëndinë, më mirë të them se u njohët prej Perëndisë, vallë si ktheheni përsëri te elementet e dobët dhe të varfër, tek të cilët doni përsëri t'u nënshtroheni? | 
| 9. | Sepse ju i kremtoni me kujdes disa ditë, muaj, stinë dhe vite. | 
| 10. | Kam frikë se mos jam munduar më kot për ju. | 
| 11. | O vëllezër, bëhuni si unë, sepse edhe unë jam si ju; ju lutem, o vëllezër, ju s'më keni bërë asnjë të keqe. | 
| 12. | Dhe ju e dini se në të kaluarën unë ju predikova ungjillin me dobësi të mishit; | 
| 13. | dhe ju nuk më përbuzët aspak dhe s'patët neveri për provën që ishte në mishin tim, por më pranuat si engjëll Perëndie, si Jezu Krishtin vet. | 
| 14. | Cili ishte, pra, gëzimi juaj? Sepse unë dëshmoj për ju se, po të qe e mundur, ju do të nxirrnit edhe sytë tuaj dhe do të m'i jepnit mua. | 
| 15. | A thua u bëra armiku juaj, duke ju thënë të vërtetën? | 
| 16. | Ata tregohen të zellshëm ndaj jush, por jo për qëllime të ndershme; madje ata duan t'ju shkëputin që të jeni të zellshëm ndaj tyre. | 
| 17. | Mirë është të jesh gjithnjë i zellshëm për të mirë, dhe jo vetëm kur ndodhem midis jush. | 
| 18. | Djemtë e mi, që unë i lind përsëri, derisa të formohet Krishti në ju! | 
| 19. | Do të doja tashti të isha midis jush dhe ta ndryshoja tingullin e zërit tim, sepse jam ndërdyshas ndaj jush. | 
| 20. | Po më thoni, ju që doni të jeni nën ligj, a nuk e dëgjoni ligjin? | 
| 21. | Sepse është shkruar se Abrahami pati dy bij: një nga shërbëtorja dhe tjetri nga e lira. | 
| 22. | Dhe ai që lindi nga shërbëtorja lindi sipas mishit, por ai që lindi nga e lira lindi për hir të premtimit. | 
| 23. | Këto gjëra kanë një kuptim alegorik, sepse këto dy gra janë dy besëlidhje: një nga mali Sinai, që ngjiz për skllavëri, dhe është Agari. | 
| 24. | Dhe Agari është mali Sinai në Arabi dhe i përgjigjet Jeruzalemit të kohës së sotme; dhe ajo është skllave me bijtë e saj. | 
| 25. | Ndërsa Jeruzalemi nga lart është i lirë dhe është nëna e ne të gjithëve. | 
| 26. | Sepse është shkruar: ''Gëzohu ti, o shterpë, që nuk lind! Shpërthe dhe klith, ti që nuk i provon dhembjet e lindjes, sepse bijtë e së braktisurës do të jenë më të shumtë se të asaj që e kishte burrin''. | 
| 27. | Kurse ne, o vëllezër, jemi bij të premtimit, sikundër ishte Isaku. | 
| 28. | Po, sikurse atëherë ai që lindi sipas mishit përndiqte atë që kishte lindur sipas Frymës, kështu është edhe tani. | 
| 29. | Po çfarë thotë shkrimi? ''Dëboje skllaven dhe djalin e saj, sepse i biri i skllaves nuk mund të jetë trashëgimtar bashkë me djalin e së lirës''. | 
| 30. | Kështu, pra, vëllezër, ne nuk jemi bij të skllaves, por të së lirës. | 
| 31. | Qëndroni, pra, të patundur në lirinë, me të cilën Krishti na liroi, dhe mos hyni përsëri nën zgjedhën e skllavërisë. | 
| ← Galatians (4/6) → |