← Ephesians (5/6) → |
1. | edhe ecni në dashuri, sikurse edhe Krishti na deshi dhe e dha veten e tij për ne, si ofertë e flijim Perëndisë, si një parfum erëmirë. |
2. | Por, ashtu si u ka hije shenjtorëve, as kurvëria, as ndonjë papastërti, as kurnacëri të mos zihet në gojë midis jush; |
3. | as pandershmëri, as të folur pa mend e të përqeshur, të cilat nuk kanë hije, por më tepër të ketë falenderime. |
4. | Të dini në fakt këtë: asnjë kurvar, ose i ndyrë ose kurnac, i cili është idhujtar, nuk ka ndonjë trashëgim në mbretërinë e Krishtit dhe të Perëndisë. |
5. | Askush të mos ju gënjejë me fjalë të kota, sepse, për shkak të këtyre gjërave, vjen zemërimi i Perëndisë mbi bijtë e mosbindjes. |
6. | Mos jini, pra, shokë me ta. |
7. | Sepse dikur ishit errësirë, por tani jeni dritë në Zotin; ecni, pra, si bij të dritës, |
8. | sepse fryti i Frymës konsiston në gjithçka që është mirësi, drejtësi dhe të vërtetë, |
9. | duke provuar çfarë është e pranueshme për Perëndinë. |
10. | Dhe mos merrni pjesë në punët e pafrytshme të errësirës, por më tepër t'i qortoni, |
11. | sepse ato që bëjnë ata në fshehtësi, është turp edhe të thuhen. |
12. | Kurse të gjitha gjërat, kur dalin në dritë, bëhen të dukshme, sepse çdo gjë që shfaqet është dritë. |
13. | Prandaj Shkrimi thotë: ''Zgjohu, ti që fle, dhe ringjallu prej së vdekurish, dhe Krishti do të shndrisë mbi ty''. |
14. | Kujdesuni, pra, që të ecni me kujdes dhe jo si të marrët, por si të mençurit, |
15. | duke e shfyrtësuar kohën, sepse ditët janë të mbrapshta. |
16. | Prandaj mos u bëni të pakujdesshëm, por kuptoni cili është vullneti i Zotit. |
17. | Dhe mos u dehni me verë, në të cilën ka shthurje, por mbushuni me Frymë, |
18. | duke i folur njeri tjetrit me psalme, himne dhe këngë frymërore, duke kënduar dhe duke lavdëruar Zotin me zemrën tuaj, |
19. | duke e falënderuar vazhdimisht për çdo gjë Perëndinë dhe Atin, në emër të Zotit tonë Jezu Krisht; |
20. | nënshtrohuni njëri-tjetrit në druajtjen e Krishtit! |
21. | Ju, gratë, nënshtrohuni burrave tuaj porsi Zotit, |
22. | sepse burri është kreu i gruas, sikurse edhe Krishti është kreu i kishës, dhe ai vetë është Shpëtimtari i trupit. |
23. | Ashtu si kisha i është nënshtruar Krishtit, kështu gratë duhet t'i nënshtrohen burrave të tyre në çdo gjë. |
24. | Ju, burra, t'i doni gratë tuaja, sikurse edhe Krishti ka dashur kishën dhe e ka dhënë veten e vet për të, |
25. | që ta shenjtërojë, pasi e pastroi me larjen e ujit me anë të fjalës, |
26. | që ta nxjerrë atë përpara vetes të lavdishme, pa njolla a rrudha a ndonjë gjë të ti-llë, por që të jetë e shenjtë dhe e paqortueshme. |
27. | Kështu burrat duhet t'i duan gratë e veta porsi trupat e tyre; kush do gruan e vet do vetveten. |
28. | Sepse askush nuk urreu mishin e vet, por e ushqen dhe kujdeset me butësi për të, sikurse edhe Zoti bën me kishën, |
29. | sepse ne jemi gjymtyrë të trupit të tij, të mishit të tij dhe të kockave të tij. |
30. | ''Prandaj njeriu do të lërë babanë e vet dhe nënën e vet dhe do të bashkohet me gruan e vet, dhe të dy do të bëhen një mish i vetëm''. |
31. | Ky mister është i madh; tani unë e them në lidhjen me Krishtin dhe me kishën. |
32. | Por secili nga ju kështu ta dojë gruan e vet sikurse e do veten e vet; dhe po kështu gruaja ta respektojë burrin. |
33. | Fëmijë, binduni prindërve tuaj në Zotin, sepse kjo është e drejtë. |
← Ephesians (5/6) → |