| ← Ecclesiastes (6/12) → | 
| 1. | Éshtë një e keqe tjetër që kam parë nën diell dhe që është e përhapur midis njerëzve: | 
| 2. | dikujt Perëndia i ka dhënë pasuri, të mira dhe lavdi, dhe nuk i mungon asgjë nga gjithë ato që mund të dëshirojë, por Perëndia nuk i jep mundësinë t'i gëzojë, por i gëzon një i huaj. Kjo është kotësi dhe një e keqe e madhe. | 
| 3. | Në qoftë se dikujt i lindin njëqind bij dhe jeton shumë vite dhe të shumta janë ditët e viteve të tij, por shpirti i tij nuk ngopet me të mira dhe nuk ka as varr unë them se një dështim është më i lumtur se ai; | 
| 4. | sepse ka ardhuar më kot dhe po ikën në terr, dhe emri i tij është mbuluar nga terri. | 
| 5. | Edhe sikur të mos e ketë parë as njohur diellin, megjithatë ka më shumë pushim se tjetri. | 
| 6. | Po, edhe sikur të duhej të jetonte dy herë një mijë vjet, por pa mundur të gëzojë të mirat e tij. A nuk mbarojnë të gjitha në po atë vend? | 
| 7. | Tërë mundi i njeriut është për gojën e tij, megjithatë oreksi i tij nuk ngopet kurrë. | 
| 8. | Ç'përfitim ka i urti mbi budallanë? Ç'përfitim ka i varfëri në rast se di të ecë përpara njerëzve të gjallë? | 
| 9. | Éshtë më mirë të shikosh me sy se sa të endesh me dëshirën. Edhe kjo është kotësi dhe një përpjekje për të kapur erën. | 
| 10. | Ajo që është, prej kohe është quajtur me emrin e vet dhe dihet se ç'është njeriu, dhe që nuk mund të hahet me atë që është më i fortë se ai. | 
| 11. | Duke qenë se ka shumë gjëra që e shtojnë kotësinë, çfarë përfitimi ka prej tyre njeriu? | 
| 12. | Kush e di në fakt ç'është e mirë për njeriun në këtë jetë, gjatë tërë ditëve të jetës së tij të kotë që ai i kalon si një hije? Kush mund t'i thotë njeriut çfarë ka për të ndodhur pas tij nën diell? | 
| ← Ecclesiastes (6/12) → |