| ← 2Timothy (4/4) |
| 1. | prediko fjalën, ngul këmbë me kohë e pa kohë, kritiko dhe qorto, këshillo me çdo durim e doktrinë. |
| 2. | Sepse do të vijë koha kur njerëzit nuk do ta durojnë doktrinën e shëndoshë, por, sipas ëndjeve të veta, do të mbledhin grumbull mësues për të gudulisur veshët |
| 3. | dhe do t'i largojnë veshët nga e vërteta e do t'i sjellin drejt përrallave. |
| 4. | Por ti rri syçelë në çdo gjë, duro vuajtjet, kryeje punën e ungjilltarit, përmbushe plotësisht shërbesën tënde. |
| 5. | Sa për mua, po derdhem si ofertë pije, dhe koha e nisjes sime arriti. |
| 6. | Luftën e mirë e luftova, e përfundova vrapimin, e ruajta besimin. |
| 7. | Pas kësaj më pret gati kurora e drejtësisë që Perëndia, gjykatësi i drejtë, do të ma japë atë ditë, dhe jo vetëm mua, por edhe gjithë atyre që presin me dashuri të shfaqurit e tij. |
| 8. | Përpiqu të vish shpejt tek unë, |
| 9. | sepse Dema më la, sepse deshi këtë botë, dhe iku në Thesaloniki; Kreshenci në Galati, Titi në Dalmaci. |
| 10. | Me mua është vetëm Lluka; merre Markun dhe sille me vete, sepse e kam shumë të dobishëm për shërbesë. |
| 11. | Tikikun e dërgova në Efes. |
| 12. | Kur të vish, sill mantelin që lashë në Troadë, pranë Karpit, dhe librat, sidomos pergamenat. |
| 13. | Aleksandri, remtari, më bëri shumë të këqija; Zoti ia shpagoftë sipas veprave të tij. |
| 14. | Ruaju edhe ti prej tij, sepse ka qenë kundërshtar i madh i fjalëve tona. |
| 15. | Në mbrojtjen time të parë në gjyq askush nuk qe me mua, por të gjithë më lanë; kjo të mos u numërohet për faj. |
| 16. | Por Zoti më ndenji pranë dhe më dha fuqi, që me anën time predikimi i ungjillit të kryhej plotësisht dhe ta dëgjonin të gjithë johebrenjtë; dhe unë shpëtova nga goja e luanit. |
| 17. | Edhe Zoti do të më shpëtojë nga çdo vepër e keqe dhe do të më ruajë për mbretërinë e tij qiellore. Lavdi atij në shekuj të shekujve. Amen. |
| 18. | Të fala Prishilës dhe Akuilës dhe shtëpisë së Onesiforit. |
| 19. | Erasti mbeti në Korint, por Trofimin e lashë të sëmurë në Milet. |
| 20. | Përpiqu të vish përpara dimrit. Të përshëndetin Eubuli, Pudenti, Lini, Klaudja dhe të gjithë vëllezërit. |
| 21. | Zoti Jezu Krisht qoftë me frymën tënde! Hiri qoftë me ju! Amen. |
| 22. | Pali, shërbëtor i Perëndisë dhe apostull i Jezu Krishtit, sipas besimit të të zgjedhurve të Perëndisë dhe njohjes të së vërtetës që është sipas perëndishmërisë, |
| ← 2Timothy (4/4) |