← 2Thessalonians (3/3) |
1. | dhe derisa të shpëtojmë nga njerëzit e çoroditur dhe të këqij, sepse jo të gjithë kanë besim. |
2. | Por Zoti është besnik, dhe ai do t'ju forcojë dhe do t'ju ruajë nga i ligu. |
3. | Dhe ne kemi besim për ju te Zoti, se gjërat që ju porositëm po i bëni dhe do t'i bëni. |
4. | Edhe Zoti i drejtoftë zemrat tuaja te dashuria e Perëndisë dhe te qëndrueshmëria e Krishtit. |
5. | Dhe ju porositim, o vëllezër, në emër të Zotit tonë Jezu Krisht, që të largoheni nga çdo vëlla që ecën i çrregullt dhe jo sipas porosisë që keni marrë prej nesh. |
6. | Sepse ju e dini vetë se si duhet të na shëmbëlleni, sepse ne nuk u sollëm në mënyrë të çrregullt midis jush, |
7. | dhe nuk kemi ngrënë falas bukën e ndonjërit, por punuam me mundim e cfilitje ditë e natë, që të mos i bëheshim barrë asnjërit prej jush. |
8. | Jo se ne nuk e kemi këtë të drejtë, po për t'ju dhënë ne vetë një shëmbull që ju të na imitonit. |
9. | Në fakt, edhe kur ishim në mes tuaj, ju porosisnim këtë: se po qe se ndonjë nuk do të punojë, as të mos hajë. |
10. | Në fakt dëgjojmë se disa prej jush që ecin në mënyrë të çrregullt, nuk bëjnë asgjë dhe merren me gjëra të kota. |
11. | Këta i porosisim dhe i bëjmë thirrje në Zotin tonë Jezu Krisht, që të hanë bukën e tyre duke punuar shtruar. |
12. | Dhe sa për ju, o vëllezër, mos u lodhni së bëri të mirën. |
13. | Dhe nëqoftëse dikush nuk i bindet fjalës sonë në këtë letër, shënojeni atë dhe mos u shoqëroni me të, që ai të turpërohet. |
14. | Por mos e mbani atë si një armik, po këshillojeni si vëlla. |
15. | Dhe vetë Zoti i paqes ju dhëntë vazhdimisht paqe në çdo mënyrë. Zoti qoftë me ju të gjithë. |
16. | Të falat me shëndet janë nga dora ime, nga mua, Pali; dhe kjo është një shenjë në çdo letër prej meje; unë shkruaj kështu. |
17. | Hiri i Zotit tonë Jezu Krisht qoftë me ju të gjithë. Amen. |
18. | Pali, apostulli i Jezu Krishtit, me urdhër të Perëndisë, Shpëtimtarit tonë, dhe të Zotit Jezu Krisht, shpresës sonë, |
← 2Thessalonians (3/3) |