← 1Timothy (2/6) → |
1. | për mbretërit e për të gjithë ata që janë në pushtet, që të mund të shkojmë një jetë të qetë dhe të paqtë me çdo perëndishmëri dhe nder. |
2. | Sepse kjo është e mirë dhe e pëlqyer përpara Perëndisë, Shpëtimtarit tonë, |
3. | i cili dëshiron që gjithë njerëzit të shpëtohen dhe t'ia arrijnë njohjes të së vërtetës. |
4. | Në fakt një është Perëndia, dhe një i vetëm është ndërmjetësi midis Perëndisë dhe njerëzve: Krishti Jezus njeri, |
5. | i cili e dha veten si çmim për të gjithë, për dëshmim në kohën e caktuar, |
6. | për të cilin unë u vura predikues dhe apostull (them të vërtetën në Krisht, nuk gënjej), mësues i johebrenjve në besim dhe në të vërtetë. |
7. | Dua, pra, që burrat të luten në çdo vend, duke ngritur duar të pastra, pa mëri dhe pa grindje. |
8. | Në mënyrë të njëjtë dua që edhe gratë, të vishen hijshëm, me cipë dhe modesti dhe jo me gërsheta a me ar, a me margaritarë, a me rroba të shtrenjta, |
9. | po me vepra të mira, si u ka hije grave që i kushtohen perëndishmëri. |
10. | Gruaja le të mësojë në heshtje dhe me çdo nënshtrim. |
11. | Nuk e lejoj gruan që të mësojë, as të përdori pushtet mbi burrin, por të rrijë në heshtje. |
12. | Në fakt së pari u formua Adami dhe më pas Eva. |
13. | Dhe nuk u gënjye Adami, por gruaja u gënjye dhe ra në shkelje. |
14. | Megjithatë ajo do të shpëtohet duke lindur fëmijë, në qoftë se do të qëndrojnë në besim, në dashuri dhe në shenjtërim me modesti. |
15. | Kjo fjalë është e sigurt: Në qoftë se dikush dëshiron të bëhet peshkop, dëshiron një punë të mirë." |
← 1Timothy (2/6) → |