← 1Corinthians (16/16) |
1. | Sa për të mbledhurit e ndihmave për shenjtorët, bëni edhe ju ashtu si i urdhërova kishat e Galatisë. |
2. | Të parën ditë të çdo jave, secili nga ju le të vërë mënjanë aq sa mundet sipas të ardhurave të tij, që, kur të vij, të mos bëhen atëherë mbledhje ndihmash. |
3. | Edhe, kur të vij, ata që ju do të miratoni, unë do t'i dërgoj me letra, që të çojnë në Jeruzalem dhuratën tuaj bujare. |
4. | Dhe po të jetë e udhës që të shkoj vetë, ata do të shkon me mua. |
5. | Edhe unë do të vij te ju, pasi të kem kaluar nëpër Maqedoni. |
6. | Dhe ndoshta do të rri te ju, ose edhe të dimëroj, që ju të më përcillni kudo që të shkoj. |
7. | Sepse kësaj here nuk dua t'ju shoh vetëm kalimthi, por shpresoj të rri pak kohë pranë jush, në dashtë Zoti. |
8. | Dhe unë do të rri në Efes deri për Rrëshajët, |
9. | sepse m'u hap një derë e madhe dhe e efektshme, dhe kundërshtarë ka shumë. |
10. | Tani, nëse vjen Timoteu, kujdesuni që të rrijë me ju pa druajtje, sepse ai punon për veprën e Zotit ashtu si unë. |
11. | Pra, asnjë të mos e përçmojë, por përcilleni në paqe që të vijë tek unë, sepse e pres bashkë me vëllezërit. |
12. | Sa për vëllanë Apol, iu luta shumë që të vijë tek ju bashkë me vëllezërit, por ai s'deshi kurrsesi të vinte tani; por do të vijë kur ta ketë volinë. |
13. | Rrini zgjuar, qëndroni të palëkundshëm në besim, silluni si burrat, jini të fortë. |
14. | Dhe çdo gjë që bëni, ta bëni me dashuri! |
15. | Tani, o vëllezër (ju e njihni familjen e Stefanas që është fryti i parë i Akaisë dhe që i janë kushtuar shërbesës së shenjtorëve), |
16. | ju bëj thirrje që t'u nënshtroheni edhe ju atyreve dhe kujtdo që punon dhe mundohet në punën tonë të përbashkët. |
17. | Edhe gëzohem për ardhjen e Stefanas, të Fortunatit dhe të Akaikut, sepse ata e plotësuan mungesën tuaj, |
18. | sepse e freskuan frymën tim dhe tuajin; prandaj nderoni njerëz të tillë. |
19. | Kishat e Azisë ju përshëndesin; Akuila dhe Prishila, bashkë me kishën që është në shtëpi të tyre, ju përshendesin shumë në Zotin. |
20. | Të gjithë vëllezërit ju përshëndesin; përshëndetni njëri-tjetrin me një puthje të shenjtë. |
21. | Të fala me shëndet me dorën time, të Palit. |
22. | Nëse ndokush nuk e do Zotin Jezu Krisht, qoftë mallkuar! Maranatha a. |
23. | Hiri i Zotit Jezu Krisht qoftë me ju. |
24. | Dashuria ime qoftë me ju të gjithë në Krishtin Jezu. Amen. |
← 1Corinthians (16/16) |