← 1Chronicles (8/29) → |
1. | Beniaminit i lindi Balahu, djali i tij i parë, Ashbeli, i dyti, Anbarahu, i treti, |
2. | Nohahu, i katërti dhe Rafa i pesti. |
3. | Bijtë e Belahut ishin Adari, Gheri, Abihudi, |
4. | Abishua, Naamani, Ahoahu, |
5. | Ghera, Shefufani dhe Hurami. |
6. | Këta ishin bijtë e Ehudit (që ishin të parët e shtëpive atërore të banorëve të Gebës që u internuan në Manahath): |
7. | Naamani, Ahijahu dhe Ghera, që i internoi; atij i lindën Uza dhe Ahihudi. |
8. | Shaharaimit i lindën fëmijë në tokën e Moabit, mbasi u nda nga bashkëshortja e tij, |
9. | lindi Jobabi, Tsibia, Mesha, Malkami, |
10. | Jeutsi, Shakia dhe Mirmah. Këta ishin bijtë e tij, të parët e shtëpive të tyre atërore. |
11. | Nga Hushimi lindën Abitubi dhe Elpaali. |
12. | Bijtë e Elpaalit ishin Eberi, Mishami, Shemedi, që ndërtoi Onon, Lodin dhe fshatrat përreth, |
13. | Beria dhe Shema, që ishin të parët e shtëpive atërore të banorëve të Ajalonit dhe që i bënë të ikin me vrap banorët e Gathit. |
14. | Ahio, Shashaku, Jeremothi, |
15. | Zebadiahu, Aradi, Ederi, |
16. | Mikaeli, Ishpahu, Joha ishin bijtë e Beriahut. |
17. | Zebadiahu, Meshulami, Hizki, Heberi, |
18. | Ishmerai, Jizliahu dhe Jobabi ishin bijtë e Elpaalit, |
19. | Jakimi, Zikri, Zabdi, |
20. | Elianai, Tsilethaj, Elieli, |
21. | Adajahu, Berajahu dhe Shimrathi ishin bijtë e Shimeit. |
22. | Ishpani, Eberi, Elieli, |
23. | Abdoni, Zikri, Hanani, |
24. | Hananiahu, Elami, Anthothijahu, |
25. | Ifdejahu dhe Penueli ishin bijtë e Shashakut. |
26. | Shamsherai, Shehariahu, Athaliahu, |
27. | Jaareshiahu, Elijahu dhe Zikri ishin bijtë e Jerohamit. |
28. | Këta ishin të parët më të rëndësishëm të shtëpive atërore në brezat e tyre; ata banonin në Jeruzalem. |
29. | I ati i Gabaonit banonte në Gabaon dhe gruaja e tij quhej Maakah. |
30. | I parëlinduri i tij ishte Abdoni; pastaj i lindën Tsuri, Kishi, Baali dhe Nadabi, |
31. | Gedori, Ahio, Zekeri, |
32. | dhe Miklothi të cilit i lindi Shimeahu. Edhe këta banuan përballë vëllezërve të tyre në Jeruzalem bashkë me vëllezërit e tyre. |
33. | Nerit i lindi Kishi; Kishit i lindi Sauli, Saulit i lindi Jonathani, Malkishua, Abinadabi dhe Eshbaali. |
34. | I biri i Jonathanit ishte Merib-Baali. Merib-Baalit i lindi Mikahu. |
35. | Bijtë e Mikahut ishin Pitoni, Meleku, Taarea dhe Ashazi. |
36. | Ashazit i lindi Jeoadahu; Jeoadahut i lindën Amekethi, Azmavethi dhe Zimri; Zimrit i lindi Motsa. |
37. | Motsas i lindi Binea, bir i të cilit ishte Rafahu, bir i të cilit ishte Eleasahu, bir i të cilit ishte Atseli. |
38. | Atseli pati gjashtë bij, emrat e të cilëve ishin: Azrikam, Bokeru, Ishmael, Sheariah, Obadiah dhe Hanan. Tërë këta ishin bij të Atselit. |
39. | Bijtë e Eshekut, vëllait të tij, ishin Ulami, djali i parë, Jeushi i dyti, dhe Elifeleti, i treti. |
40. | Bijtë e Ulamit ishin njerëz të fortë dhe trima, harkëtarë të mirë; ata patën shumë bij e nipër, njëqind e pesëdhjetë. Tërë këta ishin trashëgimtarë të Beniaminit. |
← 1Chronicles (8/29) → |