| ← 1Chronicles (24/29) → |
| 1. | Klasat e bijve të Aaronit ishin këto. Bijtë e Aaronit ishin Nadabi, Abihu, Eleazari dhe Ithamari. |
| 2. | Nadabi dhe Abihu vdiqën para atit të tyre dhe nuk lanë fëmijë; prandaj ushtruan detyrën e priftit Eleazari dhe Ithamari. |
| 3. | Pastaj Davidi, së bashku me Tsadokun, nga bijtë e Eleazarit, dhe me Ahimelekun, nga bijtë e Ithamarit, i ndau sipas detyrave të shërbimit të tyre. |
| 4. | Me qenë se kishte më tepër familjarë midis bijve të Eleazarit sesa midis bijve të Ithamarit, ata u ndanë në këtë mënyrë: për bijtë e Eleazarit, gjashtëmbëdhjetë të parë të shtëpisë atërore dhe për bijtë e Ithamarit, tetë të parë sipas shtëpive të tyre atërore. |
| 5. | Ata u ndanë me short, si njera palë ashtu dhe pala tjetër, sepse kishte princa të shenjtërores dhe princa të Perëndisë qoftë midis bijve të Eleazarit, qoftë midis bijve të Ithamarit. |
| 6. | Shkruesi Shemajahu, bir i Nathaneelit, një Levit i regjistroi në prani të mbretit, të princave, të priftit Tsadok, të Ahimelekut, birit të Abiathsarit, dhe të të parëve të shtëpive atërore të priftërinjve dhe të Levitëve. U hodh në short një shtëpi atërore për Eleazarin dhe një tjetër për Ithamarin. |
| 7. | I pari i caktuar nga shorti ishte Jehojaribi, i dyti Jedajahu, |
| 8. | i treti Harimi, i katërti Seorimi, |
| 9. | i pesti Malkijahu, i gjashti Mijamimi, |
| 10. | i shtati Hakotsi, i teti Abijahu, |
| 11. | i nënti Jeshua, i dhjeti Shekanjahu, |
| 12. | i njëmbëdhjeti Eliashibi, i dymbëdhjeti Jakimi, |
| 13. | i trembëdhjeti Hupahu, i katërmbëdhjeti Jeshebeabi, |
| 14. | i pesëmbëdhjeti Bilgahu, i gjashtëmbëdhjeti Imeri, |
| 15. | i shtatëmbëdhjeti Heziri, i tetëmbëdhjeti Hapitsetsi, |
| 16. | i nëntëmbëdhjeti Pethahiahu, i njëzeti Jehezekeli, |
| 17. | i njëzetenjëti Jakini, i njëzetedyti Gamuli, |
| 18. | i njëzetetreti Delajahu, i njëzetekatërti Maaziahu. |
| 19. | Këto ishin turnet për shërbimin e tyre kur hynin në shtëpinë e Zotit, sipas normave të caktuara nga Aaroni, ati i tyre, duke iu përmbajur urdhrave të Zotit, Perëndisë të Izraelit. |
| 20. | Sa për pjesën tjetër të bijve të Levit, të bijve të Amramit, Shubaeli; të bijve të Shubaelit, Jehdia. |
| 21. | Për Rehabiahun, bijve të Rehabiahut, ata kishin si të parë Ishshiahun. |
| 22. | Për Itsharitët, ata kishin si të parë Shelomothin: bijtë e Shelomothit kishin Jahathin. |
| 23. | Bijtë e Hebronit patën si të parë Jeriahun, si të dytë Amariahun, të tretë Jahazielin dhe të katërt Jekomeamin. |
| 24. | Nga bijtë e Uzielit të parë kishin Mikahun; nga bijtë e Mikahut, Shamirin; |
| 25. | i vëllai i Mikahut, Ishshiahu; nga bijtë e Ishshiahut, Zakarian. |
| 26. | Nga bijtë e Merarit ishin Mahli dhe Mushi; biri i Jaaziahut, Beno. |
| 27. | Bijtë e Merarit me anë të Jaaziahut ishin Beno, Shohami, Zakuri dhe Ibri. |
| 28. | Nga Mahli kemi Eleazarin, që nuk pati fëmijë. |
| 29. | Nga Kishi, birin e Kishit, Jerahmeelin. |
| 30. | Bijtë e Mushit ishin Mahli, Ederi dhe Jerimothi. Këta ishin bijtë e Levitëve sipas shtëpive të tyre atërore. |
| 31. | Edhe këta, ashtu si bijtë e Aaronit, vëllezër të tyre, hodhën në short në prani të mbretit David, të Tsadokut, të Ahimelekut dhe të të parëve të shtëpive atërore të priftërinjve dhe të Levitëve. Të parët e shtëpive atërore u trajtuan në të njëjtën mënyrë si vëllezërit e tyre të rinj. |
| ← 1Chronicles (24/29) → |