← 1Chronicles (23/29) → |
1. | Davidi, tanimë i plakur dhe i velur me ditë, vendosi si mbret mbi Izraelin birin e tij Salomon. |
2. | Ai mblodhi tërë krerët e Izraelit së bashku me priftërinjtë dhe me Levitët. |
3. | U llogaritën Levitët tridhjetë vjeç e lart; dhe numri i individëve ishte tridhjetë e tetë mijë. |
4. | Nga këta, njëzet e katër mijë u caktuan për të drejtuar punimet në shtëpinë e Zotit, gjashtë mijë ishin magjistratë dhe gjyqtarë, |
5. | katër mijë ishin derëtarë dhe katër mijë duhet të lëvdonin Zotin me veglat që Davidi kishte bërë për ta kremtuar. |
6. | Davidi i ndau në klasa, sipas bijve të Levit: Gershomi, Kehathi dhe Merari. |
7. | Nga Gershonitët: Ladani dhe Shimei. |
8. | Bijtë e Ladanit: Jejeli, i pari, Zethami dhe Joeli; tre gjithsej. |
9. | Bijtë e Shimeit: Shelomithi, Hazieli dhe Harani; gjithsej tre. Këta ishin të parët e shtëpive atërore të Ladanit. |
10. | Bijtë e Shimeit: Jahathi, Zina, Jeushi dhe Beriahu. Këta ishin katër bijtë e Shimeit. |
11. | Jahathi ishte i pari, pas tij vinte Zina; Jeushi dhe Beriahu nuk patën shumë fëmijë, prandaj në regjistrimin përbënin një shtëpi të vetme atërore. |
12. | Bijtë e Kehathit: Amrami, Itshari, Hebroni dhe Uzieli; gjithsej katër. |
13. | Bijtë e Amramit: Aaroni dhe Moisiu. Aaroni u nda veç për të shenjtëruar gjërat e shenjta, ai dhe bijtë e tij përjetë, për të djegur temjan përpara Zotit, për t'i shërbyer dhe për të bekuar emrin e tij përjetë. |
14. | Sa për Moisiun, njeriun e Perëndisë, bijtë e tij u llogaritën në fisin e Levit. |
15. | Bijtë e Moisiut ishin Gershomi dhe Eliezeri. |
16. | Nga bijtë e Gershomit, Shebueli ishte i pari. |
17. | Nga bijtë e Eliezerit, Rehabiahu ishte i pari. Eliezeri nuk pati fëmijë të tjerë, por bijtë e Rehabiahut ishin të shumët. |
18. | Nga bijtë e Itsharit, Shelomithi ishte i pari. |
19. | Nga bijtë e Hebroit, Jerijahu ishte i pari, Amariahu i dyti, Jahazieli i treti dhe Jekaneami i katërti. |
20. | Nga bijtë e Uzielit, Mikahu ishte i pari dhe Ishshiahu i dyti. |
21. | Bijtë e Merarit ishin Mahli dhe Mushi. Bijtë e Mahlit ishin Eleazari dhe Kishi. |
22. | Eleazari vdiq dhe nuk la djem, por vetëm vajzat që u martuan me bijtë e Kishit, vëllezër të tyre. |
23. | Bijtë e Mushit ishin Mahli, Ederi dhe Jeremothi; gjithsej tre. |
24. | Këta ishin bijtë e Levit sipas shtëpisë të tyre atërore, të parët e shtëpive atërore sipas regjistrimit të popullsisë, që u bë duke i numëruar emrat një për një. Këta ishin të ngarkuar me shërbimin e shtëpisë të Zotit njëzet vjeç e lart. |
25. | Sepse Davidi kishte thënë: "Zoti, Perëndia i Izraelit, i ka dhënë paqe popullit të tij, në mënyrë që ai të mund të banonte në Jeruzalem përjetë. |
26. | Kështu Levitët nuk do ta mbartin më tabernakullin dhe tërë objektet e shërbimit të tij". |
27. | sipas porosive të fundit të Davidit u bë regjistrimi i bijve të Levit, njëzet vjeç e lart. |
28. | Sepse detyra e tyre ishte që të ndihmonin bijtë e Aaronit në shërbimin e shtëpisë së Zotit në oborret, në dhomat, në pastrimin e të gjitha gjërave të shenjta, në punën e shërbimit të shtëpisë së Perëndisë, |
29. | me bukët e paraqitjes, me majën e miellit për ofertën e ushqimit, me kuleçët e ndorme; me gjërat që gatuhen në tigan, me atë që është përzier me vaj dhe me të gjitha masat dhe dimensionet. |
30. | Përveç kësaj ata duhet të paraqiteshin çdo mëngjes për të kremtuar dhe për të lëvduar Zotin, dhe kështu edhe çdo mbrëmje, |
31. | si dhe për të ofruar vazhdimisht para Zotit tërë olokaustet, sipas numrit të caktuar nga ligji ditët e shtuna, kur fillon hëna e re dhe në festat solemne. |
32. | Ata duhet të kryenin gjithashtu detyrat e çadrës së mbledhjeve dhe të shenjtërores, si dhe të ndihmonin bijtë e Aaronit, vëllezërit e tyre, në shërbimin e shtëpisë të Zotit. |
← 1Chronicles (23/29) → |