← 1Chronicles (2/29) → |
1. | Këta qenë bijtë e Izraelit: Rubeni, Simeoni, Levi, Juda, Isakari, Zabuloni, |
2. | Dani, Jozefi, Beniamini, Neftali, Gadi dhe Asheri. |
3. | Bijtë e Judës ishin Eri, Onani dhe Shelahu; këta të tre i lindi e bija e Shuas, Kananeasja. Eri, i parëlinduri i Judës, ishte i keq në sytë e Zotit, i cili e bëri të vdesë. |
4. | Tamara, nusja e të birit, i lindi Peretsin dhe Zerahun. Juda pati gjithsej pesë bij. |
5. | Hetsroni dhe Hamuli ishin bijtë e Peretsit. |
6. | Zimri, Ethani, Hemani, Kalkoli dhe Dara ishin bijtë e Zerahut; gjithsej pesë. |
7. | I biri i Karmit, Akani, vuri në rrezik Izraelin, duke kryer një shkelje rreth gjërave të caktuara të zhdukeshin. |
8. | Ethanit i lindi Arariahu. |
9. | Bijtë që i lindën Hetsronit quheshin Jerahmeel, Ram dhe Kelubai. |
10. | Ramit i lindi Aminadabi, Aminadabit i lindi Nahshoni, princi i bijve të Judës; |
11. | Nahshonit i lindi Salma; Salmas i lindi Boazi, Boazit i lindi Obedi. |
12. | Obedit i lindi Isai. |
13. | Isait i lindi Eliabi, i parëlinduri i tij, Abinadabi i dyti, Shemiahu i treti, |
14. | Nethaneeli, i katërti, Radai i pesti, |
15. | Otsemi i gjashti, dhe Davidi i shtati. |
16. | Motrat e tyre ishin Tserujah dhe Abigail. Abishai, Joabi dhe Asaheli ishin bij të Tserujahës; gjithsej tre. |
17. | Abigaili lindi Amasan, atë i të cilit ishte Jetheri, Ismaeliti. |
18. | Kalebi, bir i Hetsronit, pati fëmijë nga gruaja e tij Azubah dhe nga Jeriotha. Bijtë e saj quheshin Jesher, Shobab dhe Ardon. |
19. | Pas vdekjes së Azabahut, Kalebi u martua me Efrathin që i lindi Hurin. |
20. | Hurit i lindi Uri dhe Urit i lindi Betsaleeli. |
21. | Pastaj Hetsroni hyri tek e bija e Makirit, atit të Galaadit, me të cilën që martuar kur ishte shtatëdhjetë vjeç; dhe ajo i lindi Segubin. |
22. | Segubit i lindi Jairi, të cilit do t'i përkisnin njëzet e tre qytete në vendin e Galaadit. |
23. | (Geshuri dhe Arami u morën atyre fshatrat e Jairit, Kenathin dhe fshatrat përreth, gjashëdhjetë qytete). Tërë këto ishin pronë e bijve të Makirit, atit të Galaadit. |
24. | Mbas vdekjes së Hetsronit në Kaleb-Efrathah, Abiah, gruaja e Hetsronit i lindi Ashurin, atin e Tekoas. |
25. | Bijtë e Jerahmeelit, të parëlindurit të Hetsronit, ishin Rami, i parëlinduri, Bunahu, Oreni, Otsemi dhe Ahijahu. |
26. | Jerahmeeli pati një grua tjetër, që quhej Atarah, që u bë nëna e Onamit. |
27. | Bijtë e Ramit, të parëlindurit të Jerahmeelit, qenë Maatsi, Jamini dhe Ekeri. |
28. | Bijtë e Onamit ishin Shamai dhe Jada. Bijtë e Shamait ishin Nadabi dhe Abishuri. |
29. | Gruaja e Abishurit quhej Abihail dhe i lindi Ahbanin dhe Molidin. |
30. | Bijtë e Nadabit ishin Seledi dhe Apaimi. Seledi vdiq pa lënë fëmijë. |
31. | I biri i Apaimit ishte Ishi; i biri i Ishit ishte Sheshani; i biri i Sheshanit ishte Ahlai. |
32. | Bijtë e Jadait, vëllait të Shamait, ishin Jetheri dhe Jonathani. Jetheri vdiq pa lënë fëmijë. |
33. | Pelethi dhe Zaza ishin bijtë e Jonathanit. Këta ishin bijtë e Jerahmeelit. |
34. | Seshani nuk pati djem por vetëm vajza. Por Seshani kishte një skllav egjiptas të quajturt Jarha. |
35. | Seshani e martoi të bijën me Jarhën, skllavin e tij, dhe ajo i lindi Atain. |
36. | Atait i lindi Nathani dhe Nathanit i lindi Zabadi. |
37. | Zabadit i lindi Eflali; Eflalit i lindi Obedi; |
38. | Obedit i lindi Jehu; Jehut i lindi Azariahu; |
39. | Azariahut i lindi Heletsi; Heletsit i lindi Eleasahu; |
40. | Eleasahut i lindi Sismai; Sismait i lindi Shallumi; |
41. | Shallumit i lindi Jekamiahu dhe Jekamiahut i lindi Elishama. |
42. | Bijtë e Kalebit, vëllait të Jerahmeelit, ishin Mesha, i parëlinduri që ishte ati i Zifit, dhe bijtë e Mareshahut, ati i Hebronit. |
43. | Bijtë e Hebronit ishin Korahu, Tapuahu, Rekemi dhe Shema. |
44. | Shemas i lindi Rahami, ati i Jorkeamit, dhe Rekemit i lindi Shamai. |
45. | Shamai pati si djalë Maonin, i cili ishte ati i Beth-Tsurit. |
46. | Efah, konkubina e Kalebit, lindi Haranin, Motsan dhe Gazezin. Haranit i lindi Gazezin. |
47. | Bijtë e Jahdait ishin Regemi, Jothami, Geshani, Peleti, Efahu dhe Shaafi. |
48. | Maakah, konkubina e Kalebit, lindi Sheberin dhe Tirhanahun. |
49. | Ajo lindi Shaafin, atin e Madmanahut, Shevan, atin e Makbenës dhe të Gibeut. Vajza e Kalebit quhej Aksaha. |
50. | Këta qenë bijtë e Kalebit: i biri i Hurit, të parëlindurit të Efratahut, Shobali, ati i Kirjath-Jearimit. |
51. | Salma, ati i Betlemit, dhe Harefi, ati i Beth-Gaderit. |
52. | Shobali, ati i Kirjath-Jearimit, pati si fëmijë: Haroehin dhe gjysmën e Memuhothit. |
53. | Familjet e Kirjath-Jearimit ishin Ithrejtë, Puthejtë, Sumathejtë dhe Misharaejtë; prej tyre rrjedhin Tsorathitët dhe Eshtaolitët. |
54. | Bijtë e Salmës ishin Betlemi dhe Netofathei, Atroth-Beth-Joabi, gjysme e Menathejve, Tsorejtë, |
55. | dhe familjet e shkruesve që banonin në Jabets ishin Tirathejtë, Shimeathejtë dhe Sukathejtë. Këta ishin Kenejtë që rrjedhin nga Hamathi, ati i shtëpisë së Rekabit. |
← 1Chronicles (2/29) → |