← 1Chronicles (14/29) → |
1. | Hirami, mbret i Tiros, i dërgoi Davidit lajmëtarë, dru kedri, muratorë, dhe marangozë për t'i ndërtuar një shtëpi. |
2. | Atëherë Davidi e pranoi që Zoti e kishte vendosur mbret të Izraelit, sepse mbretëria e tij qe lavdëruar shumë për shkak të popullit të tij, Izraelit. |
3. | Davidi u martua me gra të tjera në Jeruzalem dhe i lindën djem e vajza. |
4. | Këto janë emrat e bijve që i lindën në Jeruzalem: Shamua, Shohabi, Salomoni, |
5. | Ibhari, Elishua, Elpeleti, |
6. | Nagahu, Nefegu, Jafia, |
7. | Elishama, Beelida dhe Elifeleti. |
8. | Kur Filistejtë mësuan që Davidi ishte vajosur mbret i tërë Izraelit, dolën të gjithë në kërkim të Davidit. Sa e mësoi këtë, Davidi u doli përballë. |
9. | Filistejtë arritën dhe u përhapën në luginën e Refaimit. |
10. | Atëherë Davidi u këshillua me Perëndinë, duke thënë: A duhet të dal kundër Filistejve? A do të m'i japësh në duart e mia?". Zoti u përgjigj: "Dil dhe unë do t'i jap në duart e tua". |
11. | Ata dolën në Baal-Peratsim, ku Davidi i mundi dhe tha: "Perëndia ka hapur me duart e mia një kalim midis armiqve të mi, si një kalim i hapur nga ujërat". Prandaj i vunë këtij vendi emrin e Baal-Peratsimit. |
12. | Filistejtë braktisën aty perënditë e tyre dhe Davidi urdhëroi që të digjeshin në zjarr. |
13. | Më vonë Filistejtë filluan të shpërndahen nëpër luginë. |
14. | Davidi u këshillua përsëri me Perëndinë, dhe Perëndia i tha: "Mos u dil prapa, por merru krahët dhe sulu mbi ta përballë ballsameve. |
15. | Kur të dëgjosh një zhurmë hapash në majat e ballsameve, hidhu menjëherë në sulm, sepse Perëndia do të të dalë përpara për të mundur ushtrinë e Filistejve". |
16. | Davidi bëri ashtu siç e kishte urdhëruar Perëndia, dhe ata mundën ushtrinë e Filistejve nga Gabaoni deri në Gezer. |
17. | Kështu fama e Davidit u përhap në të gjitha vendet, dhe Zoti solli tmerrin e tij mbi të gjitha kombet. |
← 1Chronicles (14/29) → |